Mati i gatshëm për duelin e nesërm
1 min readReshat Mati ka mësuar kundërshtarin e radhës, ai do të jetë afrikani nga Tanzania Abdallah Luanja.
Luanja ka 13 fitore,7 humbje dhe 2 barazime. Përkundër tij Mati ka vetëm 6 fitore në po aq meçe, i cili njeh vetëm fitoret, i pamposhtur.
Meçi i tyre do të mbahet në Manchester Arena në Britaninë e Madhe. Ky do të jetë meçi i parë për Matin në Evropë. Ai gjashtë meçet e para të boksit profesionist i ka zhvilluar në SHBA.
Parashihet të jetë një meç me rezulatat shumë enigmë, për shkak se ky kundërshar i përzgjedhur është i fortë dhe Mati duhet të jetë mjaftë mirë i përqëndruar në këtë meç duke mos e nënqmuar kundërshtarin.
Aurora Vërbica
6 mars 2020