RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Mati 66.2 kg – Mojica 66.4 kg

1 min read

Florida, SHBA, 6 nëntor 2020 – Mbrëmë në orët e pasditës janë zhvilluar matjet zyrtare në Florida të SHBA-ve ku boksieri ynë Reshat Mati do të zhvilloj meçin e tetë në boksin profesionist.

Në matje zyrtare Mati doli të jetë 66.2 kg, ndërsa kundërshtari i tij Marcos Mojica ishte 66.4 kg. Meçi Mati dhe Mojica do të zhvillohet sonte mes së shtunës dhe të dielës nga mesnata me kohë Evropiane.

Dueli Mati dhe Mojica do të jetë parameç i Devin Haney (24-0, 15) dhe Yuriorkis Gamboa (30-3-0, 18 KO). Në këtë ngjarje të madhe do të boksoj edhe kroati me perspekiv Filip Hrgoviç. Hrgoviç (11-0, 9 KO) përball do të ketë amerikanin Rydell Booker (26-3-0, 13 KO). Poashtu në këtë mbrëmje do të boksoj edhe kinezi i pamposhtur në kategorinë e rënd, Xhilei Zhang. Zhang (21-0, 16 KO) do të boksoj kundër amerikanit Devin Vargas (22-6-0, 9 KO).

www.kosovaboxing.org
6 nëntor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.