Marku dëshmohet, shkëlqen duke triumfuar me TKO 8
2 min readArtan Vërbica
20 shkurt 2021
Wembley Arena, Londër, 20 shkurt 2021 – Florian Marku (8-0-1, 6 KO) ka pasur një performancë të shkëlqyeshme sonte. Ai ka mposhtur britanikun Rylon Charlton (6-1-1, 3 KO) me nokaut teknik në raund të tetë.
Marku e filloi meçin mirë duke qenë i kujdesshëm dhe duke ditur të rrisë tempon nga raundi në raund. Ai gjatë gjithë meçit e provokoi Charltonin. Ai kishte analizuar mjaft mirë Charltonin dhe lejonte atij të jetë agresori dhe me kundër goditje gjente cakun. Deri në raundin e katërt Marku udhëhiqte dy me një në raunde. Në raundin e katërt Marku eksplodoi ku në 10 sekondat e fundit furrishëm goditi Charltonin duke e dëmtuar mjaft po që britanikun e shpëtoi gongu. Isha më se dyshues se si do të dal në të pestën Charlton por çuditërisht ai mbijetoi raundit ku të gjithë prisnin përfundimin pasi Marku seriozisht e dëmtoi një raund më parë. Loja që ishte shfaqur nga boksieri ynë dhe provokimet kanë mundur ti kushtojnë, ai në raundin e gjashtë pranon një kroshe të majt duke u gjetur në nokdovn. Ngritet shpejt dhe mbrohet duke mos pasur ndonjë krizë, ishte goditje e fortë por që Marku ishte mirë. Trajnerët e tij e sygjeruan dhe i kërkuan që ti lej lojërat dhe ti qaset meçit me më shumë seriozitet. Ai në të shtatën rikthehet fortë, ndërsa në të tetën sërish i jep goditjet të fuqishme Charltonit deri sa ekipi i tij dorëzon meçin.
Çfarë të themi! Vetëm duartrokitje dhe performancë e shkëlqyeshme. Ajo që më ra në sy janë dy elemente që duhet të ketë kujdes në meçet e radhës. Një, respektimi i kundërshtarit dhe dy, mbrojtja. Marku ka nevoj shumë që në mbrojtje të punoj dhe të përparoj.
www.kosovaboxing.org