Manny Pacquiao prezent në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Doha të Katarit
1 min readDoha, Katar, 8 tetor 2015 – Presidenti i Federatës së boksit të Katarit, Yousuf Ali Al Kazim dhe presidenti i AIBA-së, Dr. Ching-Kuo Wu kanë pritur ish-kampionin e botës në tetë kategori të ndryshme në boksin profesionist, filipinezin Manny Pacquiao.
Në ditën e tretë të kampionatit botëror, Pacquiao ka përcjellur bashkëkombasin e tij nga Filipina, Rogan Ledon i cili bëri senzacion dhe befasi duke shënuar fitore ndaj bartësit të parë në kategorinë deri 49 kg, meksikanit Joselito Velasquez.”Unë u ndjeva shkëlqyeshëm sot në ring. Legjenda ynë Manny Pacquaio ishte i pranishëm dhe ndjeva përkrahjen e tij. Unë e falënderoj zotin që arrita të fitoj rivalin tim meksikanë dhe jam vetëm një hap për të marrë një medalje në Doha 2015. Ende nuk po mund të besoj, “tha Ladon pas fitoren së tij të shënuar.
Kosova Boxing ka përgatitur edhe një intervistë nga Pacquiao i cili e dha për mediet prezente në Doha të Katarit.
Përgatiti:
Artan Vërbica
9 tetor 2015