Maliqaj mposht Alfierin me vendim unanim
1 min readFaido, Zvicër, 27 nëntor 2021 – Egzon Maliqaj është rikthyer me fitore pas 13 muajve. Maliqaj (9-0-1, 6 KO) mposhti italianin Luigi Alfieri (6-2-0, 0 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve.
Intensiteti i meçit ka qenë mjaft i madh që nga fillimi ku italiani Alfieri ka dyluftuar në të gjitha raundet për të fituar meçin, por Maliqaj ka pasur meçin nën kontroll duke dalur në fund fitues i një meçi mjaft të vlefshëm për te.
“Ka qenë një rikthim i mirëseardhun për mua. Kam qenë i përgatitun dhe dëshmova një meç të pëlqyeshëm” theksoi Maliqaj.
Meçin e radhës Maliqaj mendon ta zhvilloj në 10 raunde, për titullin e Zvicrës apo për ndonjë internacional.
“Do të flas me ekipin tim dhe synimi im është të sfidoj titullin e Zvicrës. Nëse kjo nuk është e mundshme atëhere për ndonjë titull internacional” tha Maliqaj për Kosova Boxing.
Me këtë fitore Maliqaj është rikthyer në vendin e 196 në boxrec, pozitë e lakmueshme dhe sfiduese për ngritje në të ardhmen.
www.kosovaboxing.org