RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Lomachenko mposht edhe Linares-in

1 min read

Madison Square Garden, New York, SHBA, 12 maj 2018 – Ashtu siç ishte pritur që dueli ndërmjet Vasyl Lomachenkos (11-1-0, 9 KO) dhe Jorge Linares (44-4-0, 27 KO) do të jetë dramatik dhe interesant, ashtu dhe doli, ku supermeçi mbushi pritjet dhe ishte mjaft spektakular. E fitoi Lomachenko por nuk e pati të lehtë, por fitorja e tij edhe një herë dëshmoi se Lomachenko është boksieri më i mirë në planet.

Raundi i parë i takoi Lomachenkos, ndërsa i dyti ishte i Linaresit. Lomachenko u rikthye në të tretin, katërtin dhe të pestin duke krijuar epërsi numerike. Kur menduam se Lomachenko nuk do të ketë probleme atij iu shfaqë probleme në raundin e gjashtë ku Linares arritë ta hedh në dysheme duke bërë përballjen edhe më interesant. Lomachenko boksoi me kujdes të lartë në raundet në vazhdim. Raundet shtatë dhe tetë prapë i takuan Lomachenkos i cili udhëhiqte me tre raunde para me rezultatë 77-74. Linares bokson fuqishëm dhe bukur në raundin e tetë duke plasuar disa goditje precize duke fituar raundin e nëntë, por si duket kjo ishte e tëra sepse ai hargjoi mjaft energji dhe kjo iu shfaqë në raundin e dhjetë ku Lomachenko iu kundër përgjigjë duke përfunduar përballjen.

Kjo fitore, ky shkëlqim i Lomachenkos dëshmon superioritetin e tij. Me këtë fitore Lomachenko shpallet kampion botëror në tre kategori të ndryshme.

www.kosovaboxing.org / 12 maj 2018

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.