RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Lomachenko dhe Lopez takohen me 3 tetor?

2 min read

Dy boksierët më të mirë botëror në kategorinë e lehtë Vasyl Lomaschenko (14-1-0, 10 KO) dhe Teofimo Lopez (15-0, 12 KO) dëshirojnë përballjen dhe janë afër marrëveshjes. Ukrainasi dhe meksikani të dytë menaxhohen nga promoteri Bob Arum dhe kompania e tij, Top Rank dhe do të jetë shumë e lehtë finalizimi i kësaj përballje që pritet të caktohet me 3 tetor.

Dueli ndërmjet Lomachenkos dhe Lopezit ishte paraparë të zhvillohet në Madison Square Garden në New York me 30 maj, por për shkak të problemeve që eskaloi SHBA-ja por edhe gjithë bota me virusin vdekjeprurës Covid 19, kjo përballje u anulua.

Tani më meçi për titullin e unifikimit të titujve botëror në kategorinë e lehtë do të ndodh, ku Lomachenko ka në pronë titullin e botës WBA dhe WBO, ndërsa Lopez atë të IBF. Brezin tjetër të kampionit të botës në WBC-së është tek amerikani Devin Haney (24-0, 15 KO).

“Gjithçka është gati. Ka mbetur vetëm edhe lokacioni të caktohet. Siç e dini, meçi duhej të mbahej në New York me 30 maj, por për shkaqe me virusin kjo u dasht të shtyhej. Është pak problematike tani sepse Lopez kërkon të caktohet meçi në Las Vegas apo në Cali të Kolumbisë. Ndërsa Lomachenko është i gatshëm kudo të boksoj, nuk ka shumë rëndësi lokacioni” theksoi promoteri Bob Arum.

Dueli Lomachenko dhe Lopez do të transmetohet në televizionin e njohur amerikan ESPN.

www.kosovaboxing.org
18 gusht 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.