RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Loma apo Lopez, asnjëherë më e vështirë të parashikohet fituesi

2 min read

Dy herë kampioni olimpik dhe kampioni botëror në kategorinë e lehtë, në dy versionet botërore WBA-Super dhe WBO, Vasyl Lomachenko (14-1, 10 KO) do të jetë pranë një sfide të vërtetë këtë të shtunë, si asnjëherë më parë. Para tij do të jetë i pathyeshmi, i urituri, kampioni botëror në versionin IBF, amerikani Teofilo Lopez (15-0, 12 KO).

Meçi i tyre do të zhvillohet këtë të shtunë në MGM në Las Vegas dhe do të jetë i rëndësisë së madhe për tre titujt e botës WBA-Super, IBF dhe WBO në kategorinë e lehtë. Fituesi do të shpallet kampion i padiskutueshëm botëror i botës, pasi do të ketë tre titujt botëror.

Lomachenko që është sot simbol i boksit dhe bukurisë së boksit, do të ketë një kundërshtar para vetës që nuk do t’ia lejoj të bëjë meçin e bukur atij, me aftësinë dhe forcën që posedon Lopez. Meçi i tyre ishte paraparë të zhvillohet në muajin prill, por për shkak të pandemisë ishte anuluar. Ishte zhgënjim e gjithë botës për atë se ç’ndodhi, por tani më kjo do të bëhet reale dhe bota me 17 tetor do të shoh kampionin e vërtetë. Cili do të jetë fituesi? E vështirë të parashikohet pasi si asnjëherë më parë nga gjithë ekspertët është e vështirë të theksohet se do të fitoj Loma apo Lopez, edhe pse Lomachenko favorizohet për një nuancë. Gjithsesi dueli do të jetë i hapur dhe e mira e gjithë kësaj është se dy boksierët po boksojnë në formën më të mirë “Prime for Prime”.

Meçi gjithsesi do të nominohet si meçi i vitit 2020 dhe fituesi sigurisht do të zgjedhet boksieri i vitit.

Artan Vërbica
16 tetor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.