RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Limani dhe Ferza në një event të përbashkët në Vjenë

1 min read

Taiboksieri nga Zajazi, Besnik Limani, me 30 prill do të ngjitet në ringun e Vjenës ku do të përballet me turkun që jeton në Austri, Serkan Dedecan. “Me 30 prill do të jetë festë në Vjenë, pasi të gjithë do të jetojnë me evenimentin ma të madh të organizuar në këtë qytet. Lufta kryesore do të jetë në mes Atila Ucar nga Austria dhe luftëtarit në K-1, Bob Sapp nga Amerika. Po në këtë mbrëmje do boksojë edhe Fadi Merza. “Unë për kundërshtar do të kem një sportist mjaft me përvojë i cili vjen nga Turqia, por jeton në Linz, Serkan Dedecan. Me këtë taiboksier njihemi që 5 vite, por asnjëherë nuk kemi pasur rastin të përballemi”, tha për “KosovaBoxing”, Limani. Ai shton se është i përgatitur maksimalisht për këtë aktivitet. “Jam shumë mirë i përgatitur por edhe maksimum i motivuar, pasi është një eveniment i madh ku mysafir special do të jetë edhe Ernesto Hoost nga Holanda. I cili është kampion i katërfishtë në këtë sport”, deklaroi Limani në fund.

Avdyl Salihu
12 Prill 2011

1 thought on “Limani dhe Ferza në një event të përbashkët në Vjenë

  1. I uroj Besnikut sukses dhe nuk dyshoj se do ta zhvilloj meqin ma te mire te kesaj mbremje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.