RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Leonard Pijetraj

3 min read

Leonard Pijetraj u lind me 23 Nëntor në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Leonardi rrjedh nga një familje fisnike Shqiptare e Gjakovës. Familja Pijetraj kishin migruar në vitet e hershme të mbas luftës së dytë botërore për të gjetur një jetë më të mirë, mirëpo origjinen e tyre Shqiptare e mbajnë me plot nder edhe sot. Leonardi prej se ishte fëmijë sportet luftarake i kishte pasion, si 10-vjeqar regjistrohet në klubin që e kishte afër shtëpisë të Tae-Kwon-Do. Leonardi u shqua shumë në këtë sport luftarak duke fituar shtatë herë titullin e kampionit të Kroacisë poashtu fitoj edhe titullin e ish-Jugosllavisë. Në vitin 1989 karieren e vazhdon në Kikboks duke fituar titullin e kampionit në amatorizëm dhe pastaj në profesionalizëm në ish-Jugosllavi. Leonardi i kishte fituar gati të gjitha titujt në shumë disciplina luftarake mirëpo i kishte mbetur të provonte edhe boksin.

Ai e kishte ëndërr boksin nga fëmijëria, sa ishte i ri nuk kishte mundësi sepse jetonte në një pjesë ku nuk kishte klub të boksit. Në vitin 1990 fillon me boks duke fituar edhe më shumë eksperiencë dhe njëkohësisht meson si të boksoj, por mëson edhe profesionin e trajnerit, pra ato dyjat ishin shumë interesante për të. Pas disa viteve ishte vështirë të merrej me dy profesione edhe të boksierit por edhe të trajnerit andaj e zgjedh atë të trajnerit. Pasi që kishte arritur një sukses të madhë si trajner vendos që në vitin 1994 të hapë një klub të tij personal duke e pagëzuar me emrin “Leonardo Boxing Gym”. Ai për një vit pune arriti të nxjerr një talent, emri i tij ishte Branko Sobat (kategoria super e mesme) i cili për pesë meqe arriti titullin internacional të Gjermanisë, ai u dëshmua mjaft i mirë dhe luftoj më vonë për titullin e kampionit të botës kundër Joe Calzaghe, por ky titull ishte vështirë të fitohej kundër një boksieri aq të mirë të asaj kohe, që sot ende është legjendë dhe është boksieri e vetmi që mundet të thyej rekordin e të famshmit, Rocky Marciano. Pastaj me 1995 sjell në ekip po ashtu një boksier të sukseshëm në amatorizëm dhe që sjell sukses edhe në profesionalizëm, emri tij ishte Stjepan Bozic.

Me ndihmën e Zeljko Golub (ish-boksierit amator dhe menaxherit profesional) në ekip u aktivizua talenti më i madhë që kishte Kroacia ndonjëhere, Zeljko Mavrovic. Mavrovic shënoi suksese të jashtëzakonshëme në boksin profesionist duke fituar titullin e kampionit Europian (EBU) me 1995 dhe duke mbrojtur titullin europian nëntë herë. Në vitin 1998 sfidon titullin e kampionit botërorë kundër legjendës Lennox Lewis por humb me vendim unanim të gjyqëtarëve dhe këtu e përfundon karrieren profesioniste me rekord 27-1 (22 KO).Duhet cekur se Leonard Pijetraj ishte trainer edhe i karteistit Shqiptar Enver Idrizi i cili ishte kampion i shumëfisht i botës në Karate. Leonardo tani është trajner i talentit Mario Preskar të cilin kroatet e çmojne shumë, sikur dikur Zeljko Mavrovic-in.

Rekordet Individuale:

1977-1984
Shtate here kampion i ish-Jugosllavisë dhe një here kampion i Jugosllavisë në Tae-Kwon-Do.

1984
Vendi i tretë në kampionatin botërorë të Tae-Kwon-DO në Gllazgow, Skoci (medalja e bronzt).

1984
Kampion në diciplinen ekipore dhe vendi i tretë në diciplinën individuale në kampionatin Europian në Budapest, Hungari (medalja e artë dhe e bronztë).

1989
Kampion i Kick-Boksit në ish-Jugosllavi në amatorizëm dhe profesionalizëm.

1990–1994
Arrit suksese edhe në boksin amator duke shfrytëzuar eksperiencën e tij për t´u bërë në të ardhmen edhe trajner i boksit.

Si trajner, Leonard Pijetraj ka arritur suksese të mjaftueshme në sporte luftarake me boksier, kikboksier, karateist e shumë sportist të tjerë. Ka fituar mjaft, por pretendon edhe më shumë në të ardhmen. Këtu një pasqyrim i sportisteve që janë stërvitur nga Leonard Pijetraj:

Enver Idrizi, Michelle Aboro, Mirko Filipovic, Willi Fisher, Mike Bernardo, Zeljko Mavrovic, Branko Sobat, Charli Graf, Alen Bodor, Vedran Akrap, Pero Sakota, Stjepan Bozic. Duje Postenjak, Franjo Grgic, Iva Merkas, Ivana Derdic e shumë të tjerë.

2 thoughts on “Leonard Pijetraj

  1. Jo vetem familja Pjetrat,por krejt kosova e krejt shqiptaria mburret e do te mburret me emrin e Leonard Pjetraj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.