Lëndohet Pulev, zavendësohet nga franqezi Takam
1 min readDueli i shumë pritur me 28 tetor ndërmjet kampionit të botës në dy versionet botërore, WBA dhe IBF, Anthony Joshua (19-0, 19 KO) dhe sfiduesit numër një Kubrat Pulev (25-1-0, 13 KO) nuk do të zhvillohet. Arsyeja e gjithë kësaj është se boksieri bullgar Pulev është lënduar, lajmërojnë të gjitha mediet britanike sot.
Shfaqja e Kardifit, nuk do të anulohet. Ekipi i Joshuas, Matchroom ka qenë e shpejtë duke gjetur zavendësuesin për ti mbetur besnik tifozëve vellsian. Zavendësuesi do të jetë franqezi Carlos Takam, i cili ka 35 fitore (27 KO), 3 humbje dhe një barazim në 39 meçe profesioniste.
Në ngjarjen e Kardifit e cila do të zhvillohet në stadiumin e Principateve, do të zhvillohen edhe disa parameçe interesante, si ajo e Dyllian White (21-0, 16 KO) dhe finlandezit Robert Helenius (25-1-0, 16 KO) që do të sfidojnë titullin vakant “WBC Silver”. Do të boksoj edhe WBA kampioni i botës në kategorinë mizë, Khalid Yafai (22-0, 14 KO) i cili përballë do të ketë japonezin e pamposhtur Sho Ishida (24-0, 13 KO). Si dhe do të paraqitet fituesi i medaljes së bronzt olimpike “RIO 2016” Joshua Buatsi (2-0, 2 KO). Pra ngjarja e Kardifit do të ketë disa meçe mjaft interesante.
www.kosovaboxing.org
16 tetor 2017