RTK

RTKLive
4 Tetor, 2024

Lëndohet Orial Kolaj. Anulohet përballja me spanjollin Chadlioui

1 min read

Vetëm një ditë pasi publikuam disa fotografi ekskluzive nga sparringu ku gjithçka dukej të ishte në rregull, Kolajt sot iu shfaq një lëndim i papritur ku atij iu thy gishti i mesëm i dorës së majtë. Ky lajm i keq vjen në një moment të papritur për shumë adhurues të boksit italian dhe atij shqiptarë.

“Më vjen keq për gjithë adhuruesit. Isha i përgatitur maksimalisht, por ja që ndodhi diçka që nuk e kisha pritur” theksoi Kolaj për Kosova Boxing.

E gjithë ngjarja u anulua pasi meçi i Kolajt ishte kryesori kundër spanjollit Mustafa Chadlioui. Tani Kolaj duhet të pushoj së paku tre javë për t`iu rikthyer stërvitjeve.

“Shpresoj që nga fillimi i vitit të ri të caktohet data e re e kësaj përballje dhe do t`ju lajmëroj për të gjitha” tha Kolaj.

www.kosovaboxing.org
21 nëntor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.