RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Kuba rikthen primatin

3 min read

Artan Vërbica

8 gusht 2021

Kuba dhe Bashkimi Sovjetik në shekullin e kaluar konsideroheshin superfuqi në boks. Atë botë dy superfuqit në boks sfidoheshin nga disa shtete komuniste të bllokut lindor, si Gjermania Lindore, pastaj ish-Jugosllvia dhe njëherit Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ishte ajo nga shtetet perendimore që e kishte boksin e zhvilluar si atë amator dhe profesionist.

Gjërat filluan të ndryshonin në fundit e shkullit njëzet dhe fillimin e shekullit njëzet e një. Nga Bashkimi Sovjetik u pamvarsuan 15 shtete, ku kryesisht boksin filluan ta dominonin Rusia, Ukraina, Kazakistani, etj. Dy Gjermanit u bashkuan por që nuk e mbajtën ritmin e më të fortëve, sidomos jo në shekullin e ri. Amerikanët poashtu kishin rënje në boksin amator. Ish-Jugosllavia u copëtua dhe që asnjë shtet nga ky vend nuk u zhvillua sa duhet në boks. Kuba nuk ishte më ajo dominantja. Shtetet perendimore si Britania e Madhe, Italia, Franca, Irlanda, ishin të suksesshme në disa konkurrenca por jo dominuese.

Më së shumti investime në boksin olimpik bërën shtetet e lindjes, si Kazakistani, Azerbejxhani, Uzbekistani, Ukraina dhe Rusia. Lufta mes tyre u zhvillua në një konkurrencë të fortë. Mund të them se Ukraina u shëndrua në një djep boksi edhe pse Rusia asnjëherë nuk ia pranoi, ndërsa që Kazakistani me Azerbejxhanin i sfiduan vazhdimisht.

Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” ishin të sukseshme. Si gjithmonë në pah dolën disa talant që do të kanë të ardhme në boksin amator dhe atë profesionist.

Kuba u rikthye aty ku ishte më parë duke fituar 4 medalje të arta dhe një të bronzt.

E dyta ishte Britania e Madhe me 2 të arta, dy të argjendta dhe dy të bronzta, gjithsejt gjashtë medalje.

Rusia befasisht e treta, me vetëm 1 të artë, një të argjendtë dhe katër të bronzta. Në këtë olimpijad dështoi edhe Ukraina. Heroi i vetëm për të artën për Ukrainën, Khyzhniak u nokautua në finale, kështu që Ukraina fiton vetëm një të argjendtë.

Brazili u dallua ku doli e katërta , 1 të artë, një të argjendtë dhe një të bronzt.

Befasi mund të quhet Turqia dhe Bullgaria. Turqia fitoi 1 të artë dhe një të argjendtë, ndërsa Bullgaria 1 të artë dhe një të bronzt.

Amerikanët ishin në tre finale por që nuk arritën asnjë ta fitojn të artën. 3 të argjendta dhe një bronzt për SHBA-në, mund të quhet sukses sepse treguan vlera dhe janë në ndërtim e sipër.

Ish-fituesja e medaljes së artë “Londra 2012” dhe pesë herë kampionja e botës dhe gjashtë herë kampionja evropiane, Kate Tylor, ishte inspirim për irlandezën tjetër Kellie Harrington që pas dy olimpijadash përsërit suksesin duke fituar të artën për Irlandën. Irlanda fitoi edhe një të argjendtë që konsiderohen këto dy medalje mjaft të vlefshme.

Nga shkuarja e gjeneratës së artë të Italisë nga Londra me 2012, e Roberto Cammarelles, Clemento Russos dhe Domenik Valentino, që kanë sjell shumë medalje botërore dhe të arta olimpike, vendi i apeninëve fitoi vetëm një të bronzt, pak për këtë shtetë që ka pasur boksin e zhvilluar gjithmonë.

Gjermania sërish dështoi në boks. Asnjë medalje në boks.

Në kategorinë super të rënd ajo më dashura, doli që Bakhodir Jalolov që ishte i pesti në Rio të fitoj të artën për Uzbekistanin. Kjo ishte e vetmja medalje për Uzbekistanin, por mjaft e vlefshme.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.