RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Kroacia në ligën botërore WSB në 2018

4 min read

Artan Vërbica
29 qershor 2017

Se Kroacia ka avancuar në boksin olimpik tregon fakti i punës së përbashkët të Federatës së boksit të Kroacisë e cila që nga viti 2010 bëri reformat e duhura me njerëz profesionist duke sjellir rezultate. 

Se si erdhi kjo situatë tregon fakti që kur erdh kryetari Bono Bosnjak i cili ndëroi gjysmën e ekipit punues. Ai solli edhe trajnerin më të mirë në vend, Leonard Pijetraj. Pijetraj i cili është me preardhje nga Kosova iu besua pozita e seleksionuesit. Pjetraj më parë kishte pasur suksese të mëdha duke stërvitur boksier të njohur të kalibrit botëror, si Zeljko Mavrovic, Branko Sobat, Firat Arslan, Mario Preskar, etj. Pijetraj poashtu kishte qenë pjesë e ekipeve botërore të boksit profesionist, si Saurland Event, Klitschko Group Managment dhe Arena Box Promotion. Pra, nga Pijetraj u kërkua freski, ndryshime dhe punë, kjo edhe u arritë.

Në vitin e parë me 2010 kur e mori kombëtaren e Kroacisë, ky grup profesionistësh ishte në zero me kualitet dhe me rezultate. Duke e mbajtur turneun tradicional “Zlatko Hrbic” që është memorial për katër ditë me radhë, Kroacia nuk arriti me asnjë boksier në finale. Dominuan kryesisht rusët, kazakët dhe kubanezët. 

“Ky është niveli jonë. Dëshmuam se ku jemi” kishte deklaruar atë botë Pijetraj për Kosova Boxing.

Por, vitet kalonin Kroacia ngriti potencialin dhe normën. Pijetraj në klubin e tij arriti të qes në pah disa boksier perspektiv si Dino Mansour, Filip Hrgovic, Hrvoje Sep, etj dhe duke i bashkangjitur edhe të tjerë solli rezultate. Rezultatet e tij si profesionist i vërtetë erdhën shumë shpejtë ku Dino Mansour shpallet kampion evropian për junior në kategorinë e rënd në vitin 2011. Pas punës gjashtë vjeçare Kroacia arrinë me dy boksier të jetë pjesëmarrëse në Lojrat Olimpike në “Rio De Janiero 2016” duke fituar një medaljë të bronzt nga Hrgoviç në kategorinë super të rënd, ndërsa Sep u eliminua në xhiron e dytë. Kjo medalje u fitua nga Kroacia në boks pas 26-viteve. Ishte viti 1988 kur për herë të fundit Kroacia kishte fituar një medalje olimpike në boks. Atë botë në Seul të Koresë së Jugut e kishte fituar Damir Skaro medaljen e bronztë. 

Suksesi i Kroacisë vazhdoi ngadalë me hapa të sigurt vite pas vite. Ata arritën të inkuadrojnë plot boksier në ligën botërore “World Series Boxing” me ekipe të ndryshme. Këta boksier mbajtën barrën kryesore në ekipet e tyre. Në WSB këto vite morën pjesë këta boksier: Filip Hrgoviç, Marko Calic, Hrvoje Sep, Damir Plantic, Josip Bepe Belieja, Marin Mandoljevic dhe Alen Babic. Të gjithë këta boksier ngritën lartë me krenari emrin e Kroacisë. Së fundi tani në Kampionatin Evropian në Ukrainë, Damir Plantic fitoi medaljen e bronztë në kategorinë gjysëm të rëndë. 

Me sukseset e arritura dhe organizimit të tyre Kroacia nga viti 2018 do të ketë ekipin e tyre në World Series Boxing prej 16 ekipeve më të mëdha në Botë. Ky suksesë është i jashtzakonshëm për shtetin e Kroacisë. Sukseset i atribohen të gjithëve sidomos presidentit Bosnjak dhe selektorit Pijetraj, duke arritur për pak vite këtë suksesë madhështor, që pak kush e kishte pritur. 

“Në Ukrainë ishin pjesëmarrës gjithsejt 234 boksier nga 39 shtete. Renditja ime mes katër boksierëve është suksesë mjaft i madh” theksoi ditë më parë Damir Plantic i cili befasoi të gjithë duke fituar të bronztën, që askush se kishte pritur. 

“Për një shtetë të vogël siç jemi ne dhe të marrim të drejtën për pjesëmarrje në WSB, është suksesë i madh. Nepërmjet WSB-së do të jemi më afër Lojrave Olimpike sepse aty fitohen pikët më të mëdha duke siguruar normën olimpike. Aty gara është edhe më e madhe ku boksierët kalitën dhe janë të gatshëm të vazhdojnë boksin profesionist, prandaj ky me të vërtetë është suksesë i madh për ne” theksoi legjenda Zeljko Mavrovic, ish kampioni evropian dhe sfiduesi i kampionit të botës që humbi nga Lennox Lewis. 

Garda e vjetër e boksit të Kosovë që e ngulfatën dhe shkatërrruan sportin e boksit që dikur ishte më i trofeshmi, duhet të largohet. Le t’ju bie në sy ky suksesë i Kroacisë duke lëshuar vend. Kryesia e FboxK-së kanë nga katër deri në pesë mandate. Rezultatēt e tyre janë nën 0. Duhet sjellur personalite që e dojnë boksin dhe që kanë vizion për të punuar dhe për të përparuar boksin. 

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.