RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Kristian Prenga e ardhmja e boksit shqiptarë

3 min read

Boksieri shqiptar që menaxhohet nga legjenda Lennox Lewis dhe kompania e tij “Global Legacy Boxing”,  zhvillon meçin e dhjetë profesionist këtë fundjavë

Artan Vërbica
13 dhjetor 2018

Kristian Prenga është njëri nga boksierët shqiptarë që po fascionon skenën botërore me talentin e shfaqur deri më tani.
8 fitore (8 KO) dhe vetëm një humbje është bilanci i këtij djaloshi që Kontinenti i Amerikës së Veriut pret shumë nga boksieri ynë. Boksieri nga Oroshi i Mirditës së Shqipërisë tani me kontratë me ish-boksierin legjendar ndër më të mirët të gjitha kohërat, Lennox Lewis dhe ekipin e tij menaxhues  “Global Legacy Boxing”,  besojnë që Prenga do të mbizotoj kategorinë e rënd në një të ardhme të afërt. Këtë e ka deklaruar edhe trajneri i cili përgatiti Prengan në New York, trajneri i njohur Harold Knight në një prononcim për Kosova Boxing.

“He will be Heavyweight World Champion”, apo “Ai do të jetë kampion i botës në kategorinë e rend” theksoi Knight.

Trajneri Harold Knight më parë ka stërvitur edhe boksierin tonë të famshëm Elvir Muriqin në vitin 2004. Ai së bashku ishte me Muriqin në Kosovë kur boksieri ynë zhvilloi meçin e parë në boksin profesionist atë botë në Prishtinë.

Sikur se Knight edhe legjenda Lewis beson në Prengën. Tani Lewis dhe Prenga përkundër profesionalitetit të tyre të dytë kanë krijuar miqësi ku boksieri ynë adhurohet mjaft shumë nga britaniku.

“Unë besoj te fjala e Lewis. Ai din të më motivoj dhe beson në mua. Po të mos kisha të ardhme, unë sot nuk do të isha pjesë e menaxhimit të tij” theksoi Prenga për Kosova Boxing.

Prenga (8-1, 8 KO) këtë fundjavë me 15 dhjetor në Coca-Cola Coliseum në Toronto të boksoj me argjentinasin Facundo Cesar Ghiglone (5-1-0, 4 KO) një meç në gjashtë raunde. Do të jetë një duel i radhës ku Prenga pritet të vazhdoj rrugëtimin e tij drejt sukseseve dhe fitoreve. Me fitore ndaj Ghiglones, Prenga pritet të hyjë në mesin e 100 boksierëve më të renditur në kategorinë e rend. Ai momentalisht renditet i 120-ti.

Katër meçet e para Prenga i ka zhvilluar në Gjermani ndërsa katër të fundit në Kanada. Ai sheh Kanadën një hap para Gjermanisë. “Këtu boksi është më i zhvilluar. Mendoj është më i avancuar, një hap para” theksoi Prenga.

Për meçin e së shtunës, Prenga gjithë publikur shqiptarë i premton fitore.

“Jam në formë të mirë. Një pjesë të përgatitjeve i kam kaluar në New York te ish-trajneri i Lewis Harold Knight dhe pjesën tjetër këtu në Toronto. Në fundjavë do të shënoj fitoren e nëntë” tha Prenga.

Kosova Boxing në vitin 2019 do të sjellë një special për Kristian Prengën në magazinen periodike e cila pritet të vazhdoj të dal në treg në vitin që vjen. Ne i dëshirojmë suksese në meçin e radhës, ndërsa Kosova Boxing do t`ju sjell një ekskluzivitet nga Toronto.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.