RTK

RTKLive
8 Maj, 2024

Kreshnik Rrustemit i ndrrohet kundërshtari !

1 min read

Kreshnik Rrustemit i është ndrruar kundërshtari. Rrustemi është paraparë që të ndeshet me polakun Paul Sllowinski por tashmë bëhet e diture se kick-boxieri ynë do të takohet me Hesdy Gerkes me 12 Shtator në Amsterdam. “Në fillim kompania ime promovuese “Its Show Time” kishte arranzhuar meçin me Paul Sllowinski, por kjo tash është analuar pasi polaku është tërhjekur për arsye të panjohura” deklaroi Rrustemi per Kosovaboxing.org.

Rrustemit i është gjetur një kundërshtar më i fortë, bëhet fjalë për egjiptasin Hesdy Gerkes. Gerkes i rankuar i 10-ti në ranglistën më të re të K-1 për muajin Korrik, do të jetë sfide e madhe për kick-boxierin tonë. Gerkes bëri rritje të madhe pasi fitoi kundër kick-boxierit më të popullarizur në botë Badr Hari me diskualifikim dy muaj më parë. Gerkes deri në momentet e diskualifikimit ishte mjaft i mirë, gjë që e shtyri marokenin Hari të bëj atë që e goditi për tokë, gjë që është e ndaluar plotësisht me rregullore të K-1. Sipas parashikuesve të expertëve të kick-boxit botëror, gjasat e këtij dueli janë 50 me 50, por në rsat të fitores nga Kreshnik Rrustemi atëhere shumë lehtë mund që të merr një mundësi kualifikimi nëpërmjet “Wild Card” për finalen e Grand Sllam-it që zhvillohet në muajin Nëntor në Japoni.

Kosovaboxing.org
5 Gusht 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.