RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Kreshnik Rrustemi kundër Erroll Parris me 10 Prill 2010

2 min read

Kreshnik Rrustemi do të rikthehet me 10 Prill të këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur vet kick-boksieri ynë për KosovaBoxing.org. Rrustemi do të përballet me kick-boksierin nga Holanda, Erroll Parris.
Kreshnik Rrustemi gjatë karieres ka zhvilluar 27 duele ku ka shënuar 22-fitore, 4-humbje dhe 1-barazim.

Erroll Parris ka qenë kampion i K-1 Grand Prix të Holandës në vitin 2002. Ai në gjysëmfinale të asaj kohe e pat mposhtur legjendën e K-1 kampionin botërorë Remy Bonjasky me KO. Parris gjatë karieres së tij ka zhvilluar 9 duele në K-1 duke shënuar 6-fitore, 2-humbje dhe 1- pa kontest. Në vitin 2003 lëndohet rënd në duel me Aziz Khattou. Rikthehet me 2004 kundër Badr Hari ku pëson KO në raund të 5-të. Ai ka bërë karier të mirë edhe në kick-box. Pra është një sfidues mjaft i mirëseardhur për Kreshnik Rrustemin.

Ekipi i kick-boksierit tonë, Show-Time ka qenë për një kohë të gjatë në biseda me kick-boksierin rus Alexey Ignashov për një duel të mundshëm me 10 Prill por negociatat dështuan pasi që dy taboret nuk arritën të mirren vesh reth financimit. Si do që të jetë Kreshnik Rrustemi do të ketë një sfidues të fortë. Kreshnik Rrustemi nuk do të ketë kohë të pushoj mbas këtij dueli, ai do ketë sërish një përballje me 24 Prill në një eviniment “Free Fight” ku ende nuk është përcaktuar kundërshtari. Me të marrur vesh do t`ju lajmërojmë.

KosovaBoxing.org lajmi më i shpejtë.

Artan Vërbica
29 Janar 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.