RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Krasniqi demanton përballjen me gjermanin Wallisch

2 min read

Foto : Kosovaboxing.org

Prishtinë, 19 Shtator 2011 – Ditë më parë në disa media kosovare është spekuluar për një rikthim të mundshëm të Luan Krasniqit kundër gjermanit Michael Wallisch. Mirëpo vetëm pas disa ditëve vjen reagimi nga vëllai i Luan Krasniqit, Agimi i cili është edhe trainer kondicional dhe këshilltar i tij, ekskluzivisht për Kosovaboxing.org.

“Nuk e kam iden se ku e kanë marrë këtë informacion. Nuk e kam të qartë se kujt i shkon për shtati kjo punë, të ngritet në qiell një gjerman i panjohur e të nënqmohet Luan Krasniqi. Luani ka qenë në Poloni në rolin e ekspertit me TV RTL për të komentuar meçin Vitali Klitschko dhe Tomasz Adamek, dhe sapo ishte kthyer, ne u zumë në zgabim nga disa media gjermane ku na besdisën disa ditë me disinformatë se kinse Luan Krasniqi do të bokson me gjermanin Michael Wallisch” theksoi Agim Krasniqi.

Në biseda me mediat gjermane, ato theksuan se këtë informatë e kishin marrë nga mediat shqiptare të Kosovës, gjë që kampi i Krasniqit nuk e dinte se për çka është fjala. “Ne as që e njohim këtë boksier, se kishim ndëgjuar asnjë herë për te. Si kishte mundësi që Luan Krasniqi të bokson me një boksier të këtij kalibri, ku sapo ka filluar boksin profesionist. Ne u ndimë mjaft të fyer dhe të nënqmuar, por asnjë media të shkrruara apo elektronike, apo televizon shqiptar, nuk na kishte intervistuar për të mësuar se çka ka të vërtet” thekson Krasniqi i mllefosur në këtë dezinformatë.

Luan Krasniqi ishte paraparë të rikthehet këtë vit kundër amerikanit Jonathon Banks në muajin shkurt, por ky rikthim u pamundësua pasi Luan Krasniqi kishte një ftohje dhe u shty rikthimi i tij. Më pastaj Krasniqi nuk ishte i kënaqur me ofertën nga “Klitschko Managament Group” dhe anuloi përballjen me Banks. Tani Krasniqi mbetet i penzionuar, mirëpo ai mendon ende rikthimin e tij, por në një mënyrë madhështore. Dy herë kampioni i Evropës dhe sfiduesi i kampionit botëror, Luan Krasniqi do të rikthehet vetëm me një ofertë joshëse dhe me një boksier të kalibrit botëror, dhe asesi me një boksier si Michal Wallisch. Kështu mbaron deklarata e kampit të Krasniqit për Kosovaboxing.org.

Mbetet të shifet se a do të rikthehet Luan Krasniqi apo jo, por Krasniqi mbetet boksieri më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave dhe rezultatet e tij si në boksin olimpik dhe poashtu në boksin profesionist do të mbeten për një kohë të gjatë të pa arritura nga ndonjë boksier shqiptar.

Artan Vërbica
19 Shtator 2011

1 thought on “Krasniqi demanton përballjen me gjermanin Wallisch

  1. LUAN KRASNIQI PER ME ARDH SHPEJT DERI TE KLITSCHKOT::I KISHA PROPOZU ME LUFTU KUNDER ALEXANDER POVIETKIN SEPSE MEQI QE KA QEN ALEXANDER POVIETKIN VS EVANDER HOLYFIELD ESHTE ANULU NUK DIHET SE PER QKA::POR PER LUAN KRASNIQIN KISHTE ME QEN NJE HAP SHUM I MADH PERPAR NESE KISHTE MEFITU NE LOJEN TJETER DO TI KISHTE KLITSCHKOT PERBALL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.