RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Kovalev i gatshëm ti revanshohet Alvarezit

1 min read

Sergey “The Crusher” Kovalev është i gatshëm ti revanshohet kolumbianit Eleider Alvarezit këtë të shtunë. Meçi i parë që u zhvillua me 4 gusht të vitit të kaluar ishte debakël për rusin Kovalev i cili pësoi nokaut nga Alvarez në raundin e shtatë. Tani ka rastin ti revanshohet, por kjo do të mësohet në Frisco të Texasit këtë të shtunë ku kjo përballje prapë pritet të jetë mjaft interesante.

A do të përmisoj Kovalev gabimet dhe të triufmoj ndaj Alvarezit! Kjo pritet të shihet? Nëse Kovalev sërish pëson humbje kjo do të mund të jetë fund për karrierën e tij, sepse humbja do të dërgoj atë posht mundësive që sërish të rikthehet. Kovalev këtë radhë e ka marrë me seriozitet të madh këtë përballje duke ditur se cila do të ishin pasojat. Ai ka angazhuar trajnerin e njohur legjendar Buddy McGirt për tu stërvitur që të jetë i përgatitun maksimalisht.

Alvarez parashikon që të fitoj përsëri. Ai dukej i qetë në konferencë për gazetar ditë më parë duke theksuar që synon sërish të fiton. Alvarez është i pamposhtur me bilanc qind për qind, 24 fitore (12 KO), ndërsa Kovalev deri më tani ka pësuar tre herë, dy nga Andre Ward dhe një nga Eleidar Alvarez.

www.kosovaboxing.org 
1 shkurt 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.