Kosova me përforcime udhëton në Hungari
2 min readPrishtinë, 12 Maj 2010 – Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të udhëtoj nesër për në Hungari ku do të zhvilloj dy duele në ligën “BoxingOne Championship” me ekipet VASAS dhe DVSC. Duelet do të zhvillohen me 14 dhe 16 Maj në Budapest dhe Debrecen. Kosova duelin e parë e humbi në Prishtinë me 1 Maj me rezultat 8:6 nga Galanta nga Sllovakia. Edhe pse humbën ata lanë përshtypje të mira dhe u motivuan edhe më shumë për duelet e radhës. “Në Budapest dhe Debrecen udhëtojnë të paktën të kthehem me një fitore, që do të jetë shumë e rëndësishme në luftë për të hyrë në gjysmëfinale të kësaj lige” deklaroi kryetari Ramadan Selimi. Ndërkohë zëdhensi i FboxK-së, Latif Demolli theksoi:” “Humbja nga Galante e Sllovakisë aspak nuk na ka demoralizuar, por ka mobilizuar radhët tona që tashmë në dy meçet në Hungari të arrijmë fitore”.
Në mungesë të përvojës së boksierve tanë, Kosova morri dy përforcime nga Italia, të cilën e ndihmoi legjenda e boksit shqiptar, Muharrem Gjocaj. Ndërkohë FboxK-së ka emëruar Muharrem Gjocaj selektor për Diasporë. “Gjocaj gjithëmonë ka dhënë kontributin e tij për boks të Kosovës. Ai edhe kësaj radhe na doli në mbështetje si gjithëherë. Ai tani do të përkujdeset për përforcime jashtë vendit” deklaroi Latif Demolli. Ndërsa për përforcimin nga Gjermania për Elvir Gashin e ndihmoi agjencioni ynë Kosovaboxing.org me boksierin Krenar Fejzullahu. Gashi me plot dëshirë pranoi ofertën për t`a përfaqësuar shtetin tonë. Elvir Gashi është pjesë e klubi Rottweill nga Gjermania. Me te ushtron traineri ynë i njohur Agim Krasniqi vëllau i Luan Krasniqit.
Boksierët e ftuar për në Hungari:
57 kg : Kreshnik Kokollari
60 kg : Liridon Zeqiri
64 kg : Kreshnik Rama
69 kg : Milot Shabani dhe Esposito Michele
75 kg : Burhan Zeneli dhe Marcheta Alessandro
81 kg : Bujar Sejdiu
91 kg : Elvir Gashi
Artan Vërbica
12 Maj 2010
Liridon Zeqiri me shume pervoj do te fitoj si cdo here.
Liridoni eshte, nr.1