RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

Kosova humb nga Galanta, 10 me 4 me padrejtësi të madhe !

2 min read

Kosova nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të ligës private evropiane “BoxingOne Championship”. Mbrëmë në Sllovaki u mposht nga Galanta 10 me 4. “Ishin shumë paregullsi ku në shumë duele, fitorja iu mohua boksierve tanë” theksoi për redaksinë tone, Latif Demolli. Në kategorinë deri 57 kg, Fatos Ferizi u mposht nga Zolt David. Meqë boksieri ynë nuk kishte kilogramë aq sa duhet, ai u detyrua të boksoj me 53 kg, në këtë konkurrencë ku humbi duelin. Liridon Zeqiri filloi mirë meçin duke fituar raundin e parë, por në vazhdim të raundit të dytë u lëndua, ndërsa gjyqëtari në ring e ndërpreu meçin. Galanta udhëhiqte 4 me 0 dhe këtu u pa që Kosova do të ketë të vështirë deri në fund. Përforcimi në radhët tona, italiani Lucca Stefano boksoi mjaft bukur, duke qenë më mirë, por në fund, duelin gjyqëtarët e vlerësuan 3 me 2 për sllovakun Babiak Matush.  Atë që ju mohua në tre duelet e para, kjo nuk mundi më të vazdhonte, sepse në konkurrencën 69 kg, shkëlqeu përforcimi tjetër Italian, Riccardo Pantaudi ku ishte më i mirë në çdo raund dhe fitoi 5 me 0. Rezultati u afrua në 6 me 2 në të mirë të Galantës. Kur pritej momenti i rikthimit dhe besimi tek Fatlum Zhuta në konkurrencën deri 75 kg, iu bë padrejtësia më e madhe në këtë natë. Zhuta dy herë e solli kundërshtarin në “knock-down” duke iu numëruar nga gjyqëtari në ring dhe duke ndihmuar nga ai, në fund meçi vlerësua me barazim. Zhuta tregoi klasë të boksierit, guxim dhe mjeshtri. Me performance që po tregon në kohën e fundit, Zhuta mund të fitoj medalje në kampionatin botëror në vitin tjetër në Busan të Koresë Jugore. Rezultati ishte 7 me 3 për Galantën. Në kategorinë deri 81 kg, Ervis Beqiraj zhvilloi një boks cilësor duke boksuar mjaft mirë në raundin e parë, por fatëkqësisht lëndoi krahun, dhe gjyqëtari në ring nuk lejoi të vazhdon duelin. Jeton Plakaj shkëlqeu në paraqitjen e tij në tre raunde, por gjyqëtarët e vlerësuan me barazim, e cila ishte epilog i padrejtë.

 “Jam i kënaqur me përfaqësimin e boksierve të mi. Ata treguan duele të bukura, por nuk mundën kundër gjyqëtarëve dhe mjekut kujdestar” deklaroi selektori i Kosovës, Xhevdet Peci për Kosovaboxing.org.

Në këtë mbrëmje ndau drejtësinë edhe gjyqëtari ynë Latif Demolli, por nuk mundi vetë të gjykoj real kundër katër gjyqëtarëve tjerë.

Në fund ankesa me shkrim iu bë nga kryetari i FboxK-së, Ramadan Selimi te delegati kryesor i ligës për referim të njëanshëm dhe jo korrekt me marrjen e shumë pikëve pa meritë.

Artan Vërbica
13 Dhjetor 2010

6 thoughts on “Kosova humb nga Galanta, 10 me 4 me padrejtësi të madhe !

  1. Me Vjen keq per Bokserat tan si Fatos e Liridoni qe jon shum Boksera te Talentun se per Kret e Federates dhe Trenerin Xhvdet Peci, kjo humbje osht edhe nje arsje qe keta njerz nuk duhet me qen aty ku jan ne Kry te Federates.Bone me mend se ne qfar gjendje jan ardh keta Zotrit e federates qe ju duhet me marr Bokser nga Italia per te Boksuar per Kosoven,se thuaj gjdo Bokser shqiptar qe ka desht me Boksu per Kosoven dhe jan te pergaditur keta Zotri te nderuar e kan tradhtuar.Kjo vjen si Rezulltat se keta mendoj qe kosova nuk duhet te kete Bokser ma te Mir pos TY!!!!!

  2. Cdo gje shkon mir ne federaten kosove ndersa nuk jan te gjith kosovaret bokser cilsor si liridoni fatosi dhe burimi esht normale se duhet me mar perforcime per me u kualifiku me lart por per perfundim cdo gje shkon shum mire…..

  3. Me vjen mir qe gjdo gje shkon mir ne federat Zoti Agim, po me duhet te ja dha te drejt Beratit per te gjitha qa i ka Shkrujt.
    Liridoni dhe Burimi jon Talentat ma te Mdhej qe i ka Kosova ne Kosove per momentin veq mos te Harrojm se ne Perendim ose ne Shtete si Zvicrra apo Gjermania qe ka Talenta dhe Boksera te Pjekur qe Besom asnjeri nga keta Boksera nuk mundet me ju ba Balle as 2 Runda.
    dhe Nese ju mendon qe Shqiptaret apo Kosovaret qe jetojn perkohisht ne Perendim nuk kan te drejt te Boksojn per Kosoven po Italiant atehre me gjith Zemren them se e kini gabim.

  4. Spo muj mi kuptu kta njerz ne ven qe me ju nejt gati ketyre boksierve te ri qe met vertet kan talent per boks veq mos harroni se kosova ka pas boksier te mir po secillen her numri i tyre po bjen edhe naj dit qysh o tu shku kosova do te jet pa boksier po te ishin vetm 10 dit ne pregaditje besoj qe do te fitonin bindshem boksieret tan vetem pregaditja ju mungon azgje me shum edhe qoj ku dush nuk te koritin more me gjerman e me zvicrran e me rus i palojn

  5. Nuk ka padrejtesi, ne qofte se nuk je ne gjendje me fitu me KO mos hin ne ring.I gjithe faji eshte te selektori.

  6. mevjen keq qe paskan hup bokserat e kosoves sena jenamsue mena ba hile na vetem me nakauta fitojm se me poena skem shans si nekohen e ish jygosllavis nai bajshin hile por vetem me nakauta fitojshum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.