RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Kombëtarja jonë arriti sot në Ankara të Turqisë

1 min read

Kombëtarja jonë ka arritur sot pasdite në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Përfaqësuesja e udhëhequr nga përzgjedhësi ynë Zef Gjoni pret të paktën një medalje në këtë evropian. Boksierët tanë që do të përfaqësojnë Shqipërinë do të janë: 64 kg – Xhulio Vrenozi, 69 kg – Asmer Bilalli, 75 kg – Alban Bermeta dhe 91 kg – Kristian Demaj. Për tre të parët ky do të jetë kampionati i parë evropian, ndërsa për Demaj ky do të jetë kampionati i dytë si pjesëmarrës, pasi vitin e kaluar boksoi në Moskë të Rusisë ku arriti deri në xhiron e dytë të garave. Në këtë kampionat do të kemi edhe dy shqiptar tjerë që do të boksojnë, por me shtete tjera. Fatlum Zhuta do të përfaqësoj Maqedoninë në kategorinë deri 75 kg dhe Kreshnik Nikqi do të përfaqësoj Zvicrën në konkurrencën deri 75 kg. Kampionati do të fillon me 17 Qershor dhe do të përfundon me 24 Qershor. Ky do të jetë kampionati i 29-të me radhë evropian. Neser do t`ju sjellim histori rreth boksierve tanë që fituan medalje në kampionatet evropiane.

Artan Vërbica
15 Qershor 2011

1 thought on “Kombëtarja jonë arriti sot në Ankara të Turqisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.