RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Klubet shqiptare: Nuk ka boks në Maqedoni !

3 min read

Pas incidentit të ndodhur në xhiron e parë e kampionatit të Maqedonisë në boks, që është zhvilluar në korridoret e Shkollës Fillore “Vëllezërit Ramiz” në lagjen e Shutkës, janë mbledhur shtatë klube që janë dhe anëtar të Federatës së Maqedonisë, për të shprehur keqardhjen për incidentin e ndodhur. Të pranishëm ishim KB “Çair”, KB “Shkupi, KB “Aperkat”, KB “Branitel” nga Manastiri, KB “Iliri Fajter” nga Kumanova, KB “Shkëndija” nga Tetova dhe KB “Sindi” nga Struga.
Faton Salhiu ka qenë ai i cili ka treguar se pikërisht klubi i tij ka pësuar më shumë në këtë rast dhe se tre boksierë të tij kanë dalë të lënduar rëndë nga përleshja mes publikut dhe boksierëve. “Kjo është iniciativë e përbashkët e këtyre klubeve dhe shumica jemi anëtare të rregullta të Federatës së Boksit të Maqedonisë. Iniciator të incidentit ne themi se është vetë FBM-ja dhe delegati i tyre Zhivko Dukovski, të cilët lejuan që të zhvillohet gara në hapësirë ku nuk kishte kushte”, ka thënë për gazetarët, trajneri i KB “Çair”, Salihu. Edhe pse përkundër kërkesës së KB “Çair” të gara të anulohet, sipas Saliut, Dukovski ka qenë ai i cili ka thënë se nëse ata e bojkotojnë garën, do të jenë të diskualifikuar nga të gjitha garat e mëtutjeshme. “Tani kur ne jemi të dëmtuar, kërkojmë me çdo kushte që të ketë ndryshime në Federatë dhe të largohet edhe ashtu “pensionisti” Dukovski”, tha mes tjerash Salihu. Në këtë konferencë të gjitha klubet dolën dhe me një komunikatë. “Gjatë zhvillimit të turneut në kuadër të Ligës së parë të boksit të Maqedonisë, arbitrimi dhe organizimi katastrtofal sollën deri te incidenti në mes publikut, ku u cenua siguria e stafit dhe pjesëmarrësve në këtë garë, si dhe familjarëve të cilët kishin ardhur për të përkrahur djemtë e tyre. Me këtë rast kërkojmë menjëherë diskualifikimin e dyfishtë, të gjyqtarëve dhe si dhe KB “Ternipe” nga Shutka. Kërkojmë nga Federata që të sigurojë kushte të mira për të boksierët e rinj, ndërsa delegimin e gjyqtarëve nuk duhet të bëjë me ata që kohën e kanë në pension e jo në ring”, tha Naser Haruni, trajner i KB Shkupi, i cili gjithashtu ka folur se kjo Federatë e ka humbur rrugën, pasi që ende nuk e ka shpallur kampionin e vitit të kaluar në gara ekipore, e as tek juniorët dhe kadetët. “Ne boksojmë dhe nuk e dimë se pse, pasi që nuk arrijmë të mësojmë se kush janë kampionët. Kjo na bënë të kuptojmë se thjesht në Maqedoni nuk ka boks dhe duhet urgjentisht të bëhen ndryshime. Edhe trajneri i KB Iliri Fajter” nga Kumanova, Ramdan Saliu i cili mes tjerash tha: “Është koha e fundit që të ndalet puna me njerëz që tanimë duhet të shkojnë në pension. Njerëzit që as nuk e shohin e as nuk dëgjojnë mirë, nuk e kanë vendin në ring, por ata duhet të pushojnë. Matja e fundit në vend që të zgjasë vetëm një orë, ajo zgjati 3 orë të plota dhe kjo tregon se ata duhet larguar më”, tha mes tjerash Saliu. Anëtarët e të gjitha klubeve than se nëse nuk plotësohen këto kërkesa, ata do të bojkotojnë garat e mëtutjeshme.

Hajrush Mani
20 Prill 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.