RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Khan fiton ndaj Algerit, por nuk impresionon të boksoj me Mayweather

1 min read

PBC: Amir Khan v Chris AlgieriBarclays, Brooklyn, New York, SHBA, 29 maj 2015 – Amir Khan ka shënuar fitore ndaj amerikanit Chris Algeri me vendim unanim pas 12-raundeve. Dueli u vlerësua me fitore të thellë nga tre gjyqëtarët me 115-113 dhe dy të tjerë me nga 117-111 në të mirë të Khan. Ky duel ishte mjaft i ngushtë dhe shumë i vështirë të përcaktohet pasi që meçi ishte mjaft i përafërt dhe i ngusht sa i përket goditjeve, por që Khan pati përkrahjen e gjyqëtarëve. Është ditur se nëse meçi shkon në 12-raunde atëhere Khan do të jetë fitues. Pakistanezi i natyralizuar dhe ekipi i tij kishin bërë të gjitha përgatitjet që dueli i tij të jetë në favor të tij, aq sa edhe Federata e Boksit Profesionist të Britanisë së Madhe ishte mbikqyrëse e meçit.

Khan pas kësaj fitore pret të përballet me Floyd Mayweather Jr, në muajin shtator, por a do të meritonte Khan një mundësi nga Mayweather Promotion. Unë mendoj që jo, sepse Khan nuk është nivel i lartë që do të bënte luftën e ardhshme me Mayweather interesant.

Kosovaboxing.org 
30 maj 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.