RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Keta mbron titullin WBC EuroAsia Pacific në vendlindje

1 min read

Xhetan KetaBulqizë, Shqipëri, 18 tetor 2014 – Në një ambient të bukur ku balloni i vendosur mund të nxinte vetëm 2000 shikues, dhe që jashtë tij mbeten rreth 5000 shikues, Xhetan Keta ka arritur të mbroj titullin WBC EuroAsis Pacifik ndaj rusit Marat Khuzenov me nakaut në raund të tretë. Dueli filloi furishëm nga boksieri ynë i cili që nga fillimi iu vërsul boksierit rus, por që Khuzev mbahej nga ai duke iu shmangur sa më shumë përballjes me kapje të shumta. Këtë ia arriti vetëm në dy raunde, sepse në raundin e tretë Keta arriti që me të majtën e tij ta godet fortë në plexus duke e lënë në nakaut.

Ky meç gëzoi pa masë të gjithë të pranishmit ku boksi në Shqipëri po fillon një epokë të re të boksit profesionist. Që nga 2 Maji 2010, më shumë se katër vite, më asnjë aktivitet i boksit profesionist nuk është zhvilluar. Atë botë Kreshnik Qato boksoi kundër argjentinaist Waldemar Ponce. 

Me këtë fitore Keta ngriti bilancin e tij në boksin profesionist prej 18 fitore (15 KO) dhe tre humbje. Ndërsa për Khuzenov kjo ishte humbja e nëntë karshi 21 fitoreve  (9 KO) dhe një barazimi.

Kosova Boxing
18 tetor 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.