RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Keqpërdoret emri i boksierit Jetmir Kuqi

4 min read

Kanë kaluar disa ditë nga fitorja e madhe e Kreshnik Qatos ndaj argjentinasit Eldemer Ponce dhe organizimit të shkëlqyeshëm të Federatës Profesioniste të Boksit Shqiptar, mirpo disa ditë më pas dolën disa deklarata në mediat shqiptare ku po mundohet të rrënohet ky spektakël.

Selektori i kombëtarës së Shqipërisë në boks, Zef Gjoni doli në një konference për gazetar ku në emer të boksierit Jetmir Kuqi i kërkoi duel të drejtpërdrejt Kreshnik Qatos. “Pasi kemi parë ndeshjen e Qatos për mbrojtjen e titullit të katërt botëror, ne publikisht ofrojmë një sfidë për të. Madje, kjo nuk është hera e parë që e bëjmë një gjë të tillë, por është hera e dytë që dorezat shkodrane kërkojnë një duel Qato‑Kuqi. Herën e parë kemi marrë një përgjigje që Kuçi ishte amator. Në fakt, ashtu është rregulli i boksit. Por tani ne kemi hyrë në Federatën Europiane të Boksit. Kuçi ka fituar tri ndeshje deri tani, dy me nokaut dhe një me pikë. Pra, dëshira e stafit të ekipit të boksit është që këta dy boksierë, pasi të dy janë me emër si në Shqipëri ashtu dhe jashtë saj, të sfidojnë njëri‑tjetrin në ring. Ne shprehim dëshirën që të ndeshemi pa kërkuar asnjëherë t’i marrim gjerdanin Qatos. Pa ia ulur vlerat e tij si boksier, pasi dhe ai ka bërë emër, pa ia ulur vlerat presidentit Ylli Ndroqi për ato organizime shumë të mira për boksin. Por tani ne kërkojmë që të bëjmë një ndeshje që do t’i vlejë cilësisë dhe rritjes së boksit profesionist në Shqipëri, pasi do të shihen vlerat e këtyre sportistëve në këtë ndeshje. Besoj se boksdashësit nuk kanë për të dalë të zhgënjyer nga një sfidë e tillë,” – u shpreh Zef Gjoni.

Duke folur për një përballje të mundshme të dyshes Qato‑Kuqi, i pari boksier profesionist i vendit tonë, Besnik Gjetja, do të shprehej: “Unë përgëzoj kërkesën e trajnerit Gjoni që t’i jepet mundësia Jetmir Kuqit të boksojë në këtë Federatë të Boksit Profesionist që u bë e njohur, pasi titulli është mbrojtur nga Kreshnik Qato. Unë do të thoja që Jetmir Kuçi ka hyrë fuqishëm në boksin profesionist. Shpresoj që ai të vazhdojë kështu dhe për një periudhë të shkurtër të realizojë disa ndeshje. Por mirë do të ishte që të realizohej një sfidë e madhe, siç është Qato‑Kuqi. Për sa i përket përballjes, mund të them që do të bëhet një ndeshje e bukur dhe e fortë.”

Kosovaboxing.org kontaktoi Jetmir Kuqin dhe ai publiksiht u shpreh për ne: “Jam i njoftuar me deklaratat që kanë dhanë Zef Gjoni dhe Besnik Gjeta. Unë qëndroj kundër kësaj, Nuk dua të ndeshem me Qaton. Atë e kam mik të mire dhe e rrespektoj pa mas. Neve na duhen më shumë kampiona të botës, e jo të ndeshemi mes vetit“deklaroi Kuqi. “Nuk e di se kujt i shkon për shtati kjo, mirpo kjo po e keqkupton boksin tonë. Qato po bon një punë të mire dhe i uroj suksese të metëtejme“ theksoi Kuqi.

Boksi shqiptar tani ka dy federate profesioniste ndërsa në EBU është e pranuar kjo që tani kryetar është Yll Ndroqi, ndërsa Zef Gjoni e quan jo legjitime këtë kryesi dhe shoqatë të boksit. Mendoj që të dy duhen të ulen e të ndihmojnë boksin e jo të shtin boksierët ndërmjet veti. Siç tha Jetmir Kuqi, Shqipera ka nevoj për më shumë kampion botërorë e jo të ndeshemi mes vetit. Ne akome jemi popull i vogël për një veprim të tillë. Ne nuk jemi Meksika, Porto-Riko, Kuba apo Amerika. Ne jemi afër 7 milion popull nepër botë dhe duhet ti ndihmojmë boksierët tanë shqiptar kudo që janë.

I bëj apel përfaqësuesve të boksit shqiptar. Mos të ngurojnë e të marrin vetem boksier nga Shqipëria. Kosova ka traditë me vite për boksin dhe expert në çdo aspekt. Pastaj boksier nga Maqedonia, Mali i Zi, të cilët dëshirojnë të përfaqësojnë kombin e tyre, pa i harruar edhe boksierët tjerë shqiptar në Evropë e Amerikë. Lobim e punë më shumë, se sa deklarata për media. Boksieri ynë i mirënjohur Nuri Seferi edhe pse me licencë shqiptare nuk ju mundësua të boksoj në Tiranë. Atij ju kthye kundër përgjigjëja nga drejtori teknik Hamdi Uka.

Artan Vërbica
7 Maj 2010

4 thoughts on “Keqpërdoret emri i boksierit Jetmir Kuqi

  1. Pershendetje Artan
    Se pari dua te te pergezoj me kete pune te pa lodhshme qe beni per boksin SHQIPTAR:

    Dhe dua te them dicka sa i perket ndeshjes se Qatos, respekt per Qaton se me te vertete ka boksuar shum mire dhe me shum mencuri dhe per kete urime Qatos!
    Sa u perket deklaratave te Z.Gjoni mua personalisht me duket nje gje shume primitive qe del dhe kerkon duel Qato vs Kuqi, do kisha qene shume dakort per nje gje te tille, por zoti Gjoni, se pari ai le te zhvilloje me Jetmir Kuqin 15 deri 20 ndeshje ne boksin profesionist dhe pastaj ne rast se ai arrin te kualifikohet per te qen sfidant i Qatos mund edhe te behet, por jo ne kete forme zoterinj!!
    shum mire thote Jetmiri qe ne shqiptaret kemi nevoje per me shum kampione e jo ta luftojme njeri tjetrin!

    Me respekt nga ILIRIDA

  2. Une jam me mendimin e jetmirit si e tha !
    Neve na duhen më shumë kampiona të botës, e jo të ndeshemi mes vetit..kjo eshte e gjitha jo me kerku sfida shqiptar me shqiptar, por t`luftoj ne bote kunder shteteve te tjera..

  3. pershendetje te gjitheve e me se shumti juve artan qe me te vertet po punoni,dhe mund te them se mua me pelqej shume medimi i Kuqit i cili ka folur realitetin dhe me pelqen sinqeriteti i tij pa mas neve duhet qe te bashkohemi te gjithe dhe ti gezohemi rezultateve te sportisteve shqipetar,e duhet qe qdo njeri te ndihmojm ne kete aspekt e jo te ndahemi et te jemi gjeloz per rezultate e te mira e te suksesshme, e pergezoj Qaton per suksesin dhe e falenderoj per mendimin dhe respektin e Kuqit.
    po me qudisin deklaratat e Z.Gjonit ne duhet qe te bejme bashkimin e sportisteve te te gjitha trojeve shqiptare e qe te jemi sa me te suksesshem ne kete sport pasi qe mendoj qe kemi talent pra kete e kemi dhunti nga zoti e andaj edhe duhet qe te shfrytezojm sportistet tane qe te kemi suksese,e posaqerisht ne sportin e boksit pasi qe e dim se qfar gjenerate kemi patur ne te kaluaren qe edhe sot e kesaj dite na kan lakmi shume vende ne rajon dhe me gjere .

  4. Me kane habitur te dy se bashku Jetmir kuqi dhe Zef Gjoni me komentet e tyre rreth mundesise se boksimit Qato – Kuqi.

    Per Zotin Zef Gjonit Kam respekt per arritjet e tij ne boxing amator me ekipin e Boksit Vllaznia e gjithashtu me ekipin Kombtar ,por deklaratat e z Gjonit per duelin mes Qatos dhe Kuqit jane shume te pa menduara mire nga ai ,perse nuk jane te menduara mire ,Ne rradhe te pare ndermjet Qatos dhe Kuqit ka shume diference te madhe ne ndeshje jo se Kuqi nuk ka eksperience ne box por nuk ka asnje mundesi per momentin te ndeshet me Qaton .

    Surpriza e tjeter vjen nga vete boksjeri Shkodran se nuk do boksonte kundra mikut te tij Qato. Deklarate shume me vend e Kuqit, bravo per respektin ndaj Qatos dhe vete Shqiptarve.

    E kam takur z Qato ne vitin 2010 ne plazhin e Durresit dhe e kam pyetur direkt se cfare mendimi kishte ai per deklarimet e zotit Kuqi (Gjoni) per te boksuar kunder Qatos. Por ne ato Dite behari nuk flitej per Z Gjoni ne median sportive por per Z Kuqi.

    Pergjigjja e Qatos ka qene shume e sinqerte se ai e nihte shume mire z Kuqi dhe kishte shume respekt per te, pra nuk me la asnje rruge qe une te dyshoja se ai kishte frike nje ndeshje me Kuqin por Vetem uronte qe Kuqi te kishte suksese ne boksin profesionist.

    Une si tifoz i boksit Shqiptar dhe me njohurine qe kam ne boks brenda dhe jashte ringut,kuptova se z Qato kishte te tjera arritje te medha per gjithe Shqiptaret, pra ai ishte perfaqesuesi i Shqiptareve ne bote dhe jo perfaqesues ne mes shqiptaresh.

    Urime te gjitheve boksjerve Shqiptar anembane botes ,Qato,Kuqi,Nuri, Sefer Seferi ,Luan Krasniqi,Haxhi Krasniqi etj…. dhe te gjithe ata qe nuk harrojne se nga ku vine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.