Kaba kundër Khalladit këtë të premte
2 min readKampioni i Italisë në kategorinë super të lehtë, Arblin Kaba do të ketë meçin e trembëdhjet në boksin profesionist këtë të premte me 13 nëntor në Mantova të Italisë.
Kaba (12-0, 2 KO) do të takohet me tunesianin Mohamed Khalladi (14-8-1, 8 KO). Ky meç u finalizua vetëm disa ditë më parë, pasi Kaba kishte për të mbrojtur titullin e Italisë kundër Andrea Scarpa, por ky i fundit anuloj meçin pasi duket të jetë me simptoma të covidit. Prandaj ekipi i Kabës reagoj shpejt dhe gjeti zavendësimin i cili vetëm Khalladi pranoi sfidën për një kohë kaq të shkurtë.
Do të jetë një test i vështirë për Kabën duke diture që Khalladi së fundmi në muajin shtator ka nokautar ish-kampionin e botës dhe tre herë kampionin e Evropës në boksin amator, legjendën Domenico Valentinon. Dhe jo rastësisht ai ka mposhtur edhe shumë boksier të njohur si Marcelo Matano, Yarko Putkkonen dhe boksierin tonë Xhulio Vrenozi, por që edhe Vrenozi e ka mposhtur një here.
8 humbjet e tij janë të gjitha jasht vendit të tij kundër boksierët më të mirë të botës, si Anthony Yigit, Howik Brebham etj dhe që asnjë prej tyre si ka humbur me ndërprerje.
Ndërsa për Kabën e kemi cekur edhe më parë që njeh vetëm fitoret. Jo rastësisht ai është kampion i Italisë duke mposhtur njërin ndër boksierët më të mirë italian, Massimo Ballisai duke ia rrëmbyer titullin e Italisë dhe poashtu e mbrojti bindshëm kundër Hassan Nourdine. Pra, dueli Kaba dhe Khalladi do të jetë meç shumë interesant dhe poashtu do të dëshmoj vlerën e boksierit tonë.
www.kosovaboxing.org
10 nëntor 2020