RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Joshua apo Whyte do të fitoj sonte?

2 min read

Anthony-Joshua-and-Dillian-WhyteDisa orë na ndajnë nga super meçi ndërmjet dy britanikëve, Anthony Joshua dhe Dillian Whyte. Se cili do të fitoj do të mësojmë sonte kur pritet kjo përballje e vërtetë dhe sfiduese. Të gjithë po e parashikojnë fitues Anthony Joshuan, ndërsa që po harrojnë kualitetin që ka poashtu Dillian Whyte, i cili edhe si boksier amator, por edhe si profesionist është dëshmuar. Dy boksierët e lartë përmendur janë takuar në vitin 2009 ku atë botë Dillian Whyte ishte 21-vjeçar, ndërsa Anthony Joshua 20-vjeçar. Dhe këtë përballje e kishte fituar Whyte me vendim unanim pas tre raundeve. Whyte e kishte gjuajtur një herë në nokdovn Joshuan në atë përballje. Por, rrjedhat kanë ndryshuar nga ajo kohë, Joshua u stolis me medaljen e artë në Lojrat Olimpike me 2012 në Londër, edhe pse finalja ishte kontrazverse pasi Roberto Cammarelle ishte më i mirë se ai, por iu mohua fitorja.

Whyte vs. Joshua – 2009 

Whyte u bë profesionist më heret se Joshua. Ai debutoi me 2011 dhe deri më tani ka zhvilluar 16 meçe, 16 fitore (13 KO). Ai në shtator të këtij viti fitoi titullin WBC International Silver, ku mposhti amerikanin Brian Minto me nakaut teknik në raund të tretë. Ndërsa Joshua pas olimpijadës së Londrës debutoi në boksin profesionist. Ai deri më tani ka zhvilluar 14 meçe, 14 fitore (14 KO). Sikur se Whyte edhe Joshua ka fituar tituj në boksin profesionist. Ai është pronar i titujve WBC Internationa, Commonwealth dhe i Britanisë së Madhe në kategorinë e rënd. Dhe për këta tre titujt sonte do të përballen Joshua dhe Whyte.

Drejpërdrejt nga ora 23:00 në Sky Sport të Britanisë së Madhe.

Artan Vërbica
12 dhjetor 2015

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.