RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Jetmir Kuqi ka realizuar fitoren e dytë në boksin profesionist

1 min read

Palestra Qazim Dervishi, Shkodër – Boksieri shkodran, Jetmir Kuqi 2-0 (2 KO) ka realizuar fitoren e dytë në boksin profesionist. Ai mposhti kundërshtarin nga Bullgaria, Rumen Kostov, 1 -23 (1 KO) me knock-out klasik në raund të pestë. Sikurse në boksin amator që kishte suksese edhe në boksin profesionist po shkëlqen.

Dueli filloi me dominim të plotë nga boksieri ynë i cili nga raundi në raund ngrite tempon. Në raundin e tretë Kuqi, tre herë i dha knock-down bullgarit. Fundi për Kostov erdhi në raundin e pestë kur Kuqi e plandosi përfundimisht në dysheme duke kënaqur publikun shkodran. Gjatë duelit Kuqi lëndoi arkadën mbi vetull por nuk është diçka serioze. Kuqi mund të paraqitet prapë me 2 Prill në Durrës. “Kam zhvilluar një luftë të mirë dhe ka qenë me rëndësi të madhe kjo fitore” deklaroi Kuqi për Kosovaboxing.org. “Ndoshta do të paraqitem me 2 Prill sërish në Durrës, por kjo do të dihet së shpejti, pasi që e lëndova arkadën ,dhe do të konsulltohem me mjekët se a do të jetë pengesë apo do të riaftsohem. Në fillim të javës do të bëjë kontrollimin mjekësor dhe do të shohim” theksoi Kuqi.

Me 2 Prill spekulohet se në ringun e Durrësit mund të paraqitet edhe boksieri i talentuar Haxhi Krasniqi.

Artan Vërbica
26 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.