RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Javë e sukseshme e boksierëve shqiptar në Evropë

2 min read

Naim TerbunjaNë fundjavë në shumë shtete evropiane u zhvilluan shumë duele nga boksierët tanë të cilët arritën rezultate triumfuese dhe pozitive.

Kosova Boxing qëndroi në Malmo të Suedisë duke përkrahur nga afër boksierin tonë të sukseshëm Naim Terbunja i cili fitoi ndaj boksierit polak Bartolimij Grafka pas katër raundeve. Me performancën e treguar mbrëmë Terbunja i tregoi të gjithëve që mbetet ndër boksierët tanë më të talentuar që mund të arrijë majën e boksit botëror. Nesër do t`ju japin një reoportazh dhe analizë më shumë rreth këtij dueli.

Në Buchs të Zvicrës u paraqitën, Sevdail Sherifi, Agron Xhilla, Sefer Seferi dhe Erzen Rrustemi, të cilët shënuan fitoret të radhës. Sherifi 10-3-3 (9 KO) mposhti boshnjakun Petr Mrvalj 3-2-0 (1 KO) me nakuat teknik në raund të dytë. Agron Xhilla, 20-1-0 (16 KO) mposhti Sanid Imamoviq 0-12, me nakaut teknik në raund të katërt. Sefer Seferi  17-0-0 (15 KO) ishte më i mirë se kroati Josip Jalusic 10-34-1 (7 KO). Seferi arriti që në raund të parë të fitoj këtë përballje. Boksieri i katërt shqiptar që u paraqit ishte Erzen Rrustemi, 6-0 (6 KO) i cili mposhti boshnjakun Asmir Imamoviq 1-1-0 me nakaut në raund të tretë.

Në Vienë të Austrisë, Shpetim Shala 18-0-1 (8 KO) barazoi befasisht me afrikanin nga Kameruni,Emmanuel Feuzeu 8-3-2 (3 KO). Pas 19-meçeve profesioniste për Shalën vjen ky barazim duke ia prishur serinë e fitoreve.

Një befasi tjetër ndodhi edhe në Londër ku Kreshnik Qato 30-9-0 (5 KO) pësoi humbje nga anglezi Jason Ball 8-16-1 (5 KO). Qato e humbi përballjen me ndërprerje në raund të pestë.

Në Bayern të Gjermanisë u paraqitën edhe dy boksierët tanë, Flamur Elezaj dhe debutuesi në boksin profesionist Freskim Povataj. Të dytë shënuan fitore. Elezaj 3-0 (3 KO) përball kishte boksierin austriak Pathrick Berger 8-16-0 (7 KO) të cilin e mposhti me nakaut teknik në raund të tretë. Ndërsa Povataj 1-0 (1 KO) debutoi me nakaut teknik ndaj Ali Fetah.

Kosovaboxing.org
27 prill 2014 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.