Isufi kundër Mishiq këtë fundjavë
1 min readShefat Isufi do të zhvilloi meçin e parë këtë vit këtë fundjavë me 18 korrik në Hessen të Gjermanisë. Isufi (29-4-2, 21 KO) përball do të ketë kroatin nga Bosnjë e Hercegovina, Boshko Mishiq (20-12-0, 16 KO). Meçi i tyre do të zhvillohet në 10 raunde ku pritet një përballje mjaft e fortë.
Isufi i cili ishte zgjedhur boksieri më i mirë i vitit 2019 nga agjencioni Kosova Boxing ka për qëllim që sërish të vije deri te rasti për titull bote. Ndonëse vitin e kaluar që humbi nga i pathyeshmi Billy Joe Saunders, ai tregoi duel burrëror duke e sfiduar kampionin britanik gjatë gjithë kohës për 12-raunde.
Në parameç të Isufit dhe Mishiq do të boksoj edhe një tjetër shqiptarë, bëhet fjalë për Arben Shemallarin. Shemallari (7-0, 7 KO) përball do të ketë hungarezin Istvan Zeller (38-29-0, 12 KO). Shemallari menaxhohet nga një menaxher shqiptar, Avdyl Salihu nga Shkupi.
www.kosovaboxing.org
14 korrik 2020