RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Ibrahim Balla sfidon titullin “WBO Asia-Pacific” me 11 qershor

1 min read

Ibrahim BallaBoksieri me origjinë shqiptare që jeton dhe bokson në Australi, Ibrahim Balla do të sfidon titullin e kampionit të Azisë dhe Pacifikut në versionin WBO në kategorinë pendël.

Balla 9-0 (6 KO) përball do të ketë boksierin filipinez Neil John Tabanao 12-1 (8 KO).

Kjo do të jetë sfida e tretë për Ballën që dylufton për ndonjë titull. Ai më parë ka fituar titullin e shtetit Victoria në kategorinë super bantam dhe titullin e Australisë, poashtu në kategorinë super bantam.

Balla për këtë meç është përgatitur maksimalisht. Ai një fazë të përgatitjeve e ka zhvilluar edhe në Las Vegas të SHBA-ve.

Babai i tij, Nuriu pret që djali i tij të triumfoj dhe të bëjë pjesë të titullit edhe këtë të Azisë dhe Pacifikut. “Ibrahimi është i uritur. Ai ka për qëllim të fitoj edhe këtë brezë mjaft të vlefshëm. Ai, sikur se edhe vëllai Qamili janë në rrugë të mirë për të pasur suksese. Do të shohim se deri ku do të arrijnë” theksoi Nuri Balla për Kosova Boxing.

Familja Balla janë nga Manastiri i Maqedonisë. Ata kanë emigruar shumë vite më parë në Australi. Ibrahimi dhe Qamili janë lindur në Australi, por e gjithë familja krenohen me preardhjen e tyre shqiptare.

Artan Vërbica
1 qershor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.