RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Ibrahim Balla mposht filipinasin Lopez me vendim unanim

1 min read

Function Centre, Melbourn Park, Australia, 19 gusht 2017 – Ashtu siç pritej, Ibrahim Balla nuk lejoi befasi, duke shënuar fitore të rëndësishme kundër filipinasit, Silvester Lopez. Dueli i cili ishte i rëndësisë së rangimit më të lartë u konkretizua me fitore nga boksieri ynë me vendim unanim pas dhjetë raundeve. 

Tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren bindëse të Ballës, njëri 99-91 dhe dy të tjerët 98-92.

Me këtë fitore Balla shënoi fitoren e 12-të në karrierë (7 KO) karshi një humbje në 13 meçe deri më tani. Ndërsa për Lopez kjo ishte humbja e 14-të në karrierë karshi 28 fitoresh (19 KO) dhe dy barazimeve. 

Balla me këtë fitore tani renditet lartë në kryesimet e boxrec.com, në pozitën 77-të në kategorinë pendël.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.