RTK

RTKLive
28 Janar, 2023

Ibrahim Balla fiton titullin e dytë të Australisë në dy kategori të ndryshme

1 min read

Nuri BallaThe Melbourne Pavilon, Flemington, Victoria State, Australi, 18 mars 2016 – Ibrahim Balla ka shënuar fitore me nakaut në raund të parë ndaj Emanuel Micallef duke fituar titullin e kampionit të Australisë në kategorinë pendël. Ky është titulli i dytë i Australisë për boksierin tonë me origjinë shqiptare. Ai me 2014 kishte fituar titullin e Australisë në kategorinë super bantam. Atë botë Balla mposhti Tongthai Rajanondh me nakaut teknik në raund të dytë.

Me këtë fitore Balla rriti bilancin e tij në 9-0 (6 KO), ndërsa Emanuel Micallef pësoi humbjen e 12-të në karrierë karshi 2 fitoreve (1 KO).

Kosovaboxing.org
19 mars 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.