RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Humaniteti rikthen edhe një herë Luan Krasniqin në ring

2 min read

Krasniqi sërish kryqëzon dorezat me Whitakerin

Krasniqi vs, WhitakerEdhe kësaj radhe Ikona e boksit tonë, Luan Krasniqi, do të rikthehet ringut për dëshirën për ti ndihmuar fëmijët me nevojë. Ai në muajin Korrik do të boksoj kundër amerikanit Lance Whitaker. Vendtakimi i meçit ende nuk është përcaktuar por vendngjarja pritet të jetë në Porsche Arena në Stuttgart apo në MHP Arena në Ludwigsburg. Por këto, do ti mësojmë me 12 dhjetor ku Krasniqi dhe Whitaker do të mbajnë një konferencë për gazetar ku do të mësohen të gjitha gjërat.

Krasniqi edhe vitin e kaluar u paraqitë në Ludwigsburg, ku boksoi kundër Uwe Huck. Ai fitoi me vendim unanim pas tetë raundeve, por kjo nuk kishte rëndësi të madhe. Rëndësia e kësaj paraqitje ishte mbledhja e mjetëve që u dedikaun për fëmijët me nevojë. U mbledhen rreth 100.000 euro, ku gjysmën e kësaj pjese Krasniqi e dorëzoi për fëmijët e SOS Kinderdorfit në Prishtinë.

Atë botë Krasniqi e kishte mposhtur në Stuttgart në meçin eliminator për titullin e kampionit të botës në versionin WBO. Krasniqi e mposhti me nakaut në raund të gjashtë duke fituar të drejtën të boksoj më pastaj me Lamon Brewster. Tashmë pas dhjetë viteve sërish Krasniqi dhe Whitaker do të kryqëzojn dorezat. Krasniqi është penzionuar me 2008, ndërsa Whitaker i penzionua me 2010. Humaniteti rikthen sërish legjendat dhe Krasniqi dhe Whitaker sërish do të japin shfaqjen për shikuesit, që shumë shqiptar akoma dëshirojnë që Krasniqin ta shohin në ring.

Lajmi ekskluziv për Kosova Boxing u bë nga kampi i Luan Krasniqit, të cilin e falenderojm.

Kosovaboxing.org
8 dhjetor 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.