RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2024

Histori: Elvir Muriqi kundër Clinton Woods, ishte pranë titullit të botës

7 min read

Shkruan: Artan Vërbica
Prishtinë, 14 shkurt 2018

Data 14 shkurti e njohur si dita e dashurisë apo “Shën Valentini” lidhet me disa ngjarje të mëdha të boksit. Kjo datë na bënë krenar me paraqitjet e boksierëve tanë që shkruan histori. Pikërisht me 14 shkurt 2004 Luan Krasniqi boksoi për titullin e kampionit të evropës kundër Sinan Samil Sam. Dhe pesë vite më pas me 14 shkurt 2009, Elvir Muriqi bokson me britanikun Clinton Woods në meçin eliminator për titull bote.

Meçi eliminator me ish-kampionin e botës Clinton Woods

Dueli i pritjes për Muriqin ishte ai me britanikun Clinton Woods. Ashtu siç e kishin paramenduar dhe bashkë biseduar me promoterin Joe DeGuardia ky meç u finalizua. Woods ishte një kampion i madh, ndër më të mirët në botë në peshën e tij dhe njëkohësisht njëri ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave i Britanisë së Madhe. Ai kishte humbur titullin e kampionit të botës në versionin IBF nga Antonio Tarver, por tek titulli i tij dëshironte të vinte përsëri. Pasi kishte qenë kampion i botës në IBF dhe kishte mbrojtur këtë brezë të çmuar plot katër herë, federata IBF i dha rastin sërish për duel eliminator. Muriqi renditej pas tij i 2-ti në këtë version dhe atëhere duhej të luftohej për mandatorin zyrtar për të sfiduar kampionin aktual që ishte Tarver.

Një nga goditjet e Muriqit gjatë duelit

E gjithë përgatitja për të fituar WOODS
Në tenderin që u shpallë nga IBF doli që promoter i Woodsit, Dennis Hobson të fitoj të drejtën e organizimit. Ai ofroi më shumë se Joe DeGuardia dhe vendosën që meçi eliminator të zhvillohej në Britaninë e Madhe. Fillimisht meçi u shpallë të mbahej në Londër në muajin shtator. Muriqi ishte i gatshëm të udhëtonte në Angli vetëm e vetëm të fitonte këtë meç dhe të vinte edhe një herë rasti të boksonte me Antonio Tarver dhe njëkohësisht të fitonte titullin e botës.  Ekipi i Woods-it fillimisht Muriqi iu dukë kundërshtar i lehtë dhe i kalueshëm, por duke analizuar meçet e tij, karrierën dhe suksesët, filluan lojën që janë të njohur anglezët ta luajnë. Ata fillimisht pritën data të afrohej dhe më pastaj e shtynë meçin për një datë tjetër ku sipas tyre Woods pësoi një lëndim. Kjo metodë dekoncetron, demotivon dhe sjellë boksierin që nga e para në pikën 0. Gjëja e dytë që e kuptuan ishte se mësuan që në Londër do të mund të vijnë shumë shqiptarë që jetojnë në Britani të Madhe dhe Evropë për ta përkrahur kundërshtarin e tyre dhe kjo nuk iu pëlqente. Ata poashtu i ikën audiencës së gazetarëve si britanik poashtu edhe atyre amerikan por edhe shqiptarë. Pas disa muajsh vendosën për datën e re dhe lokacionin e ri. Meçi u përcaktua të zhvillohej me 14 shkurt “Valentins Day”, apo dita e dashurisë siç njihet në gjithë botën, në ishullin e largët mes Anglisë dhe Francës, ishullin Jersey. Për shumë kend udhëtimi për këtë ishull ishte i pamundur sepse ndodhej larg dhe shkohej vetëm me anije speciale apo me aeroplanë dhe helikopter privatë. E gjithë ishte e përgatitur mirë dhe sigurt. Pastaj meçi nuk u emitua nga asnjë medium anglez dhe ai botëror, ku gjithçka ishte e organizuar fshehurazi pa praninë e gazetarëve. Meçi u transmetua vetëm në radion “BBC Sport”. Thjeshtë ekipi i Woods u frikësuan nga boksieri ynë dhe menduan që nëse vije rasti që meçi të ishte kundër tij, të intervenohej te gjyqëtarët për ti dhënë fitoren boksierit të tyre.

Sikur se Muriqi edhe Woods pati çastet e tij

Problemi me pasaportë dhe loja angleze para meçit
Muriqit i kishte dalur probleme me pasaportë para meçit. Ai dëshironte që 10 ditë apo dy javë më parë të udhëtonte për Angli për akomodim dhe klimatizim me ambientin atje, por hasi në vështirësi me pasaportë dhe arriti vetëm tre ditë para meçit në ishullin Jersey. Dmth, ndonjëherë nuk dalin planet siç i paramendon, por kjo ndodhi dhe ishte një disavantazh për te.
Pasi arriti në Jersey, problemin më të madh e kishte gjumin, i cili nuk mundej ti adaptohej me kohën pasi siç e dijmë dallimi mes Amerikës dhe Evropës është nga 6 deri 9 orë para. Ai kishte kontrolla të mëdha nga dy deri në tre herë në dite nga Ekipi e Antidopingut e cila kishin për detyrë dekoncetrimin e tij. Pra, gjithçka ishte kundër tij, por Muriqi ishte i vendosur dhe ai e donte këtë luftë dhe e donte fitoren më shumë se askush.

Muriqi i mbështjellur me flamur kombëtar i mërzitur për humbjen

Meçi me Woods, ishte sfidues dhe shumë i fortë ku fiton anglezi me vendim unanim
Ashtu siç e kishin paraparë edhe ia arritën. Dueli ishte i përafërt dhe sfidues për gjatë 12-raundeve. Deri në raundin e tetë gjithçka ishte e hapur dhe shkonte në të mirë të boksierit tonë ku mund të theksojmë se ishte për një raund para, por jo edhe të gjyqëtarëve që ishin të gatshëm në çfardo mënyre ti jepin fitoren Woodsit. Por, nga raundi i nëntë deri te ai i 12-ti ndoshta Woods fitoi tre raunde ndërsa Muriqi një. Në fund Woods shpallet fitues me vendim unanim me rezultatë të thellë nga tre gjyqëtarët, 119-111 dhe dy tjerë 117-111.

 Woods dhe Muriqi në përqafim

Woods fitoi, por jo bindshëm siç e gjykuan gjyqëtarët
Një javë më pastaj u ritransmetua meçi Woods – Muriqi
Pasi e fituan meçin dhe u siguruan që ishte fitore e tyre, tabori i Dennis Hobson vendosën ta ritransmetojnë meçin ku një javë më pastaj e emituan në “Sky Sport”, por njëkohësisht inqizimin iu shitën edhe televizionit shqiptarë “Super-Sport”.
Sipas asaj që e shiquam dhe analizuam u pa që Woods për një nuance ishte më i mirë në raundet e fundit, por jo për ti dhënë atij rezultatin e thellë siç i dhanë gjyqëtarët e korruptuar, polaku Laszek Jankoviak 119-111, italiani Raffaele Argiolas 117-111 dhe britaniku Ian John Lewis 117-111.

Sipas asaj që kemi shiquar të gjithë Woods fitoi por shumë ngushtë, ndoshta 116-114.

Thjeshtë u pa që edhe versioni IBF që është me seli në SHBA ishte në anën e Woodsit duke mos kërkuar që asnjë gjyqëtar amerikan të jetë në atë meç, duke mos bërë trysni dhe duke ia lënë gjithçka evropianëve të vendosin për meçin. Pa marrë parasysh, Muriqi do të duhej vetëm ta nakautonte Woodsin për të marrë fitoren. Edhe një gjë u pa, që Joe DeGuardia ishte menaxher i dobët në këtë meç.

Komentimi Muriqi – Woods na përkujtoi vitet e 1920-ta deri para luftës së dytë botërore
Diçka që ishte më ndryshe dhe emocionuese ishte komentimi i këtij meçi në “BBC Radio”. Edhe këtë e përjetuam dhe mund të thojmë se ishte eksperiencë e mirë dhe na kujtoi vitet e para të vitit 1920-tat kur kishte filluar boksi të transmetohej në Radio.  Ne vetëm që kishim lexuar dhe shikuar histori nepër filmat amerikan siç janë transmetuar meçet në radio, siç ishte ai “Cinderela Man” ngjarje e vërtetë, për yllin e botës që e kishte bota në atë kohë, James Bradock.

Edhe kjo ishte e bukur dhe na kujtoi shekullin e kaluar. I gjithë publiku ynë përcolli me mundësi këtë transmetim dhe ishte diçka e papërshkruar.

“E kujtoj me nostalgji transmetimin. Pasi kuptuam që meçi nuk mund të transmetohet në TV, kuptuam në kërkimet tona se po transmetohej vetëm në Radio, në kanalin britanik “BBC”. Të themë të drejtën ishte përshkrim i papërshkruar dhe gjatë transmetimit kuptoja që Muriqi po bokson mirë, me gjithë se komentatori nuk ishte i një anshëm dhe lavdëronte meçin që po e bënte Muriqi. Ai në fund theksoi, shumë e vështirë të gjykohet ky meç dhe cili do të jetë fituesi.

Poashtu e kujtoj që e kisha të vështirë të lajmëroj njerzit se si po shkon meçi. Atë botë punoja si analist në Albanian Boxing dhe çdo raund aty për aty e postojsha në faqe për lexuesit dhe shikuesit. Njëkohësisht në telefon raportoja herë babait e Elvirit, Ramizin dhe motrën Lindën që nuk kishin mundësi ta gjenin kanalin ku transmetohej ky meç. Ishte kënaqësi” thekson Artan Vërbica.

Pjesë e librit të Elvir Muriqit e cila do të dal në treg për gjithë lexuesit shumë shpejtë.

www.kosovaboxing.org 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.