RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi kundër Nathan Cleverly për titull të kampionit botëror me 28 Prill

2 min read

Nuk ka pritur gjatë, ka qenë këmbngulës duke i kërkuar menagjerit të tij Ulf Steinforth se është i gatshëm të sfidoj titullin e kampionit botëror, dhe dëshira do ti realizohet. Pasi fitoi titullin e kampionit evropian në versionin WBO, dhe mbrojti një herë Krasniqi kërkon më shumë, majën dhe boksierin më të fortë në kategorinë gjysmë të rënd, Nathan Cleverly. Dueli Krasniqi dhe Cleverly do të zhvilohet me 28 Prill në Londër dhe do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit botëror në versionin WBO. Lajmin për Kosovaboxing.org e ka bërë Haxhi Krasniqi ku na informojë për rrjedhjën dhe arritjen e marrëveshjes. “Po sot e kam nënshkrruar kontratën dhe jam i lumtur që arritëm marrëveshjen. Kjo  do të jetë një sfidë e madhe, por i njof cilësit e mija dhe kam qenë unë ai që kam insistuar dhe pranuar këtë sfidë” theksoi Krasniqi për kosovaboxing.org.

Britaniku Nathen Cleverly ka gjithësejt 24 meçe, bilanc qind për qind, 24 fitore (11 KO), pa humbje. Ai është përballur me shumë boksier të njohur si Aleksy Kuziemski të cilin e ka mposhtur me TKO 4, pastaj me Karo Murat që poashtu e ka mposhtur me TKO 10, e disa tjerë. Pra Krasniqi do të ketë punë të vështirë, por ai ishte i vendosur dhe do të jetë i gatshëm për vellsianin.

Krasniqi fitoi titullin e kampionit evropian vitin e kalur duke mposhtur franqezin Abdelkahim Dergal me “Knock-Out” teknik në raund të 4-të. Pastaj mbrojtjen e parë të titullit e bëri në fund të Janarit të këtij viti, ku mposhti një franqez tjetër, Hakim Zoulikha në mënyrë dramatike ku disa sekonda pa përfunduar meçi i dha fund me një seri goditjesh duke detyruar gjyqëtarin të ndërpres meçin.

Kosova Boxing nuk heziton në cilësit e Krasniqit. Krasniqi shquhet si një puntor i madh dhe ka kohë që është duke stërvitur mjaft shumë në kondicion dhe forcë, ku ne si agjencion vazhdimisht jemi nën përcjellje të yllit tonë. Shpresojmë ekipi “SES Boxing” të gjejë sparring partnerët adekuat për Nathan Cleverly dhe mënyrën tekniko taktive për kundërshtarin. Për rrjedhjat e tjera do t`ju informojmë.

Foto: Eroll Popova

Artan Vërbica
20 Mars 2012

3 thoughts on “Haxhi Krasniqi kundër Nathan Cleverly për titull të kampionit botëror me 28 Prill

  1. nuk e di kush ta ka zgjedh ket kundershtar po boksojka si klitchko i shalla fiton me rrespekt besniku gjilan

  2. shpresoj qe krasniqi nuk ka me na zhgenjy sikurse luani se nese haxhi krasniqi nuk e merr titullin e botes edhe shum vjet kan me shku edhe rrall naj shqiptar qe mund te jete kampion bote . E pershendes haxhi krasniqin edhe i uroj shum fat ne karrier e ishalla na gezon me fitore se boll i fort osht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.