RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Gzim Tahiri i sukseshëm edhe si profesionist

1 min read

Gzim TahiriBoksieri ynë perspektiv Gzim Tahiri, po vazhdon me suksese boksin profesionist, ashtu siç ishte i sukseshëm në boksin amator. Ish-reprezentuesi i Austrisë dhe pjesëmarrës në kampionate evropiane dhe botërore, ka arritur në fundjavë fitoren e 9-të (5 KO) në karrierë në poaq meçe në boksin profesionist. Ai në meçin e fundit mposhti çekun David Vicena 6-18-2 (4 KO) duke e mposhtur me vendim unanim pas 6 raundeve. Tahiri 26-vjeçar, në boksin amator ka zhvilluar 140 meçe amatore. Boksin profesionist e filloi me 2012 duke shënuar gjashtë fitore. Vitin e kaluar zhvilloi vetëm dy duele për shkak të lëndimit, por kompenzimin e kërkon këtë vit ku parasheh të zhvilloj sa më shumë meçe duke rritur rekordin e fitoreve. Në bazë të përvojës së tij, ai pritet të jetë i sukseshëm edhe në boksin profesionist sikur që ishte në boksin amator.

Artan Vërbica
24 mars 2014

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.