RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Grushti i fortë, suksesi i Nimanit

2 min read

Besar Nimani 11Prishtinë, 1 qershor 2014 – Grushtet e forta të Nimanit nuk ka arritur ti përballoj as boksieri me shumë përvojë Mike Miranda, i cili të shtunën mbrëma u gjet në nakaut në raund të parë. Ndërsa “grshtet” e tij, direkti i djathtë dhe e majta e tij në trup, ishin për të satën herë pikë dominuese dhe triumfuese e Nimanit. Jo rastësisht, kjo u dëshmua edhe mbrëmë ku Nimani me goditjet e tij të forta “Body-Shot”, thuajse e fitoi përballjen. Ishte goditja e majtë e Nimanit e cila e solli për herë të parë brazilianin në dysheme, gjyqëtari i numëroi ku Miranda u mundua të balansoj vetën, Besar Nimani 2Besar Nimani 4Besar Nimani 7
Besar Nimani 1por ishte e kotë tentimet e tij sepse Nimani e sulmoi pareshtur duke e goditur dhe ai sërish u gjend në nokdovn. Pas kësaj situate ishte e qartë se Nimani e kishte meçin në dorë dhe nuk do ta le ti ikë nga dora, dhe këtë e përsëriti sërish me goditje të një pas njëshme duke e përmbyllur duelin në favorin e tij. Nimani ishte fitues, ndërsa palestra me përkrahës së tij shqiptar dhe gjerman gurmoi.

Siç e cekëm më herët, Kosova Boxing sjellë me detaje suksesin se si grushtet e tij sollën suksesin e Nimanit. Goditjet e tij në trup “Body-Shot-et” kanë qenë triumfuese edhe ndaj Zoran Cvek me TKO 3 në Pejë me 2012, pastaj  Almin Kovacevic me KO 3 në Bielefeld me 2012, Sandor Micsko me KO 7 në Berlin me 2012, dhe Valentin Stoychev me KO 1 në Prishtinë me 2013. Më parë Nimani me vendim unanim pas 10-raundeve fitoi edhe ndaj boksierit cilësor si Erve Mbongo dhe Emre Altintas me TKO 3.

Nimani tashmë ka bilanc prej 17-fitore (14 KO) në poaq meçe. Ndërsa Miranda pësoi humbjen e pestë, karshi 41 fitoreve (37 KO).

Me këtë triumf Nimani fiton tre tituj në karrierën e tij të profesionistit. Ai më parë fitoi titullin Internacional të Gjermanisë dhe IBF East-West të Evropës në kategorinë gjysëm të mesme. Ndërsa mbrëmë fitoi titullin IBF International i cili do të shpie atë në mesin e TOP-15-të në versionin IBF.

Sukseset e i Nimanit i atribohen edhe vëllait të tij, Beratit, i cili ishte promoter i kësaj ngjarje, ndërsa ky eviniment u vlerësua lartë nga mediumet gjermane.

Artan Vërbica
1 qershor 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.