RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Gjithçka gati për 8 Maj! Xhavit Bajrami mbron titullin kundër Dimitrij Bezus

2 min read

“Team Bajrami“ e udhëhequr nga vëllezërit Bajrami do të grumbullojnë kick-boxierët më të mirë shqiptar me 8 Maj në kryeqytetin e Kosovës, ku përveç kampionit botërorë në versionin ISKA – Xhavit Bajramit do të paraqiten edhe kampioni botërorë në versionin WKA deri -72 kg, Shemsi Beqiri, pastaj konkurrenti për K-1 këtë vit Muharrem Hasani i cili do të marr pjesë në K-1 World Grand Prix të Gjermanisë në Dortumund me 5 Qershor. Do të jetë rikthimi i Tefik Bajramit pas dy vite pauze nga lëndimi, dhe poashtu Blerim Rashiti, Shpetim Ahmetaj, Avni Kabashaj, Ferid Bajrami dhe një meç do të jetë në konkurrencën e boksit amator për ti nderuar edhe disa spektator të boksit dhe për ta madhështuar mbrëmjen. Pra do të jenë 11-meçe ku adhuruesit do të kenë se çfarë të shohin. Kjo mbrëmje deri më tani do të jetë ngjarja më e madhe sportive e vitit deri më tani.

Xhavit Bajramit ditë më parë i është ndryshuar sfiduesi. Versioni ISKA qysh muaj më parë ka përzgjedhur sfiduesin Nr 1 në këtë version Chris Knowles, por ky i fundit ka lënduar dorën dhe nuk do të paraqitet në Prishtinë. ISKA ka përcaktuar tjetër kundërshtar për mbrëmjen e 8 Majit për kick-boxierin tonë të famshëm, ai do të jetë Dimitrij Bezus.

Kush është kundërshatari i Xhavit Bajramit ?
Sukseset më të mëdha për të janë pjesëmarrja në K-1 World Grand prix të Polonisë me 2009 dhe 2010. Vitin e kaluar në çerekfinale mposhti polakun, Wieslaw Kwasniewski e më pastaj humbi në gjysmëfinale nga bashkëkombasi i tij, Sergei Laschenko pas një dueli të fortë. Këtë vit ishte përsëri pjesëmarrës në K-1 Grand Prix të Polonisë ku prapë u mposht në finale. Ai mposhti holandezin Rowan Tol në gjysmëfinale me vendim unanim pas tre raundeve për të humbur më pastaj në finale nga polaku Tomasz Sarara pas tre raundeve plus një.

Kosovaboxing.org në ditët në vijim do t`ju sjell edhe çastet nga sparringu i Xhavit Bajramit me sparring partnerët e tij dhe një intervistë ekskluzive para meçit që do të zhvillohet me 8 Maj.

Kosovaboxing.org ju sjell edhe të gjitha duelet që do të zhvillohen me 8 Maj. Ato janë :

  1. Xhavit “Gentleman“ Bajrami (Team Bajrami) vs. Dimitrij Bezus (Ukraine)
  2. Shemsi Beqiri (Golden Dragon) vs. Vulics József (Hungari)
  3. Tefik “Hurricane“ Bajrami vs. Janko Kuzman (Mali i Zi)
  4. Blerim Rashiti (Zvicër) vs. Nico Fisher (Gjermani)
  5. Muharrem Hasani (Team Bajrami) vs. Török Imre (Hungari)
  6. Ferid Bajrami (Team Bajrami) vs. Nikola Zadrima (Mali i Zi)
  7. Avni Kabashaj (Team Bajrami) vs. Milan Jovanoviq (Mali i Zi)
  8. Shpetim Ahmetaj (Pejë) vs. Elmir Derviseviq (Mali i Zi)
  9. Kreshnik Rama (Gjakovë) vs. Nikoliq Marko (Mali i Zi)
  10. Meç ne boks amator

Artan Vërbica
29 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.