RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Gjithçka e gatshme për duelin Isufi dhe Saunders

2 min read

Dy ditë na ndajnë deri te super meçi për titullin e kampionit të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO ndërmjet boksierit tonë Shefat Isufi dhe britanikut Billy Joe Saunders.

Për Isufin ky meç do të jetë i rëndësisë së madhe pasi pas nëntë vite e gjysmë rrugëtimi në boksin profesionist, pas shumë sakrificave të vije deri te rasti jetësor. Me bilanc prej 27 fitoresh (20 KO), tre humbjeve dhe dy barazimeve në gjithsejt 32 meçe, besojmë që Isufi ka arritur gatishmërinë për sfidën më të madhe jetësore.

Kur u konfirmua për meçin Isufi dhe Saunders në fillim të muajit shkurt se marrëveshja është arritur për këtë përballje, ne si medium e quajtëm të nxituar veprimin e Isufit dhe ekipit të tij. Arsyeja e gjithë kësaj ishte sepese Saunders ishte ndër boksierët më të mirë të botës në kategorinë e mesme së bashku me legjendat, Gennady Golovkin, Saul Alvarez Canelo, etj. Ai mposhti më të mirët në këtë konkurrencë si David Lemiux – UD 12, Ande Lee – MD 12, Chris Eubank – SD 12 dhe Emanuele Felice Blandamura – KO 8.

Fitorja më e madhe e Isufit deri më tani është ajo kundër David Zagarra me nokaut në raund të nëntë me 2017. Atë botë kur Zagarra boksoi me Isufin, ai kishte bilanc prej 31 fitoresh (19 KO) dhe vetëm një humbje. Isufi i shkaktoi humbjen e dytë në karrierë dhe të parën me nokaut.

Ky është rast jetësor për Isufin. Ai nga kjo përballje nuk do të humb asgjë, përkundrazi do të fitoj edhe në rast të humbjes. Sepse nga kjo përballje Isufi do të fitoj në çdo aspekt kredibilitet, vetëm se duhet të jap çdo gjë nga vetja.

www.kosovaboxing.org 
16 maj 2019 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.