RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Gjergjaj shkatëron gjermanin Kahl me KO 1

1 min read

Grand Casino, Bazel, Zvicër, 15 Shtator 2012 – Terminatori shqipëtar Arnold Gjergjaj ka vazhduar me fitore. Ai mbrëmë mposhti gjermanin Alexander Kahl. Gjergjaj 17-0 (11 KO) iu deshtën vetëm 1 minutë e 42 sekonda për të plandosur Kahl 18-9-1 (16 KO) i cili u gjendë në nakaut klasik.

Gjergjaj deri më tani ka vetëm fitore ndërsa për titullin e parë WBU do të dyluftoj me 20 Tetor në Bazel kundër finlandezit Janne Katajisto i cili ka 11 fitore, 1 barazim dhe është pa humbje.

Gjergjaj gjatë këtij vit ka në program dhe agjendë të boksoj sërish me 20 Dhjetor në Bazel, duke synuar të përmbyll një vit sa më të sukseshëm.

Kosovaboxing.org
16 Shtator 2012

2 thoughts on “Gjergjaj shkatëron gjermanin Kahl me KO 1

  1. pasha famiLLen e kom pa kete njerii tu rreh qofse sta rreh edhe kLitschkon qka dush kii boLL ka marr pervojj 17 meqii
    i ka ardhur edhe koha kLitschKoss me shkatruuu 😉
    barvoo cobraa veq vazhdooo qyshtuuuu 😀

  2. na jemi per sporte vetanake edhe jemi shum sportista te mir por se kem pas fatin me tregue veten e tash na ka ardh koha me trgue veten bravo shqipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.