RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Gjergjaj nokauton boshnjakun Tintor

1 min read

Grand Casino, Basel, 15 dhjetor 2018 – Arnold Gjergjaj ka shënuar një fitore të vlefshme duke u ngritur më lartë në plasman në renditjen e boksierëve në kategorinë e rënd. Gjergjaj (32-2-0, 24 KO) përballë pati boshnjakun Mirko Tintor (14-3-1, 7 KO) të cilin arriti ta mposht me nokaut në raund të katërt.

Me këtë fitore Gjergjaj rikthen vetëbesimin e tij. Gjergjaj në dhjetor të vitit të kaluar pësoi humbje nga irlandezi Sean Monoghan. Nga ajo humbje boksieri ynë mori vetën dhe nuk u dorëzua duke u rikhtyer me një fitore në muajin shtator ndaj gjeorgjianit Gogita Gorgiladze me nokaut në raund të dytë dhe tani vjen fitorja e radhës ku Gjergjaj kërkon sërish sukseset e tjera. 

Në këtë mbrëmje boksoi edhe Faton Vukshinaj. Vukshinaj (9-0-1, 6 KO ) mposhti çekun David Bauza (6-7-3, 3 KO) me vendim unanim pas tetë raundeve.

www.kosovaboxing.org 
16 dhjetor 2018

1 thought on “Gjergjaj nokauton boshnjakun Tintor

  1. I dobet eshte Gjergjaj definitivisht nuk eshte kaliber per kampion sa here ka boksuar qofte me boksier mesatar ka humb. Por meqe eshte shqiptar ju kuptoj edhe ju duhet jap lajm edhe per te. Do ishte mire te shkruani edhe per mecin e ardhshem te Agron Smakiqit se diku lexova do bokesoj kunder polakut Wacch

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.