RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Gjergjaj mëson kundërshtarin, ai do të jetë Adnan Buharlija

1 min read

Boksieri ynë perspektiv Arnold Gjergjaj do të zhvilloj meçin e ardhshëm javën që vjen me 14 Prill në Basel të Zvicrës. Terminatori shqiptar për kundërshtar do të ketë boshnjakun me përvojë Adnan Buharlija cili ka 37 meçe profesioniste, 24 fitore (16 KO), 11 humbje dhe 2 barazime. Buharlija është çmuar shumë nga ekspertët e boksit, mirëpo humbjet e tij të fundit kanë zbehur plasmanin e tij. Buharlija do të jetë një kundërshtar mjaft i mirëseardhur për Gjergjaj, i cili në një të afërme pritet të sfidoj boksierët më të mirë botëror.

“Jam duke u përgaditur mirë për këtë meç. Kam zhvilluar disa seanca të sparringut me Nuri Seferin mirëpo kam pasur një kujdes të shtuar, sepse kam lënduar krahun, mirëpo kam sanuar këtë lëndim dhe jam në formë të mirë” theksoi Gjergjaj.

Ai nuk ka njohuri të madhe për Buharlija, mirëpo do të respktoj atë si çdo kundërshtar tjetër. “Besoj Buharlija është kundërshtar i momentit. Ai është një boksier me përvojë dhe do të më ndihmoj mjaft shumë për të ardhmen. Pres fitoren e radhës” tha Gjergjaj në fund për kosovaboxing.org.

Meçi Gjergjaj dhe Buharlija do të zhvillohet në 8 raunde, në St. Jakob Halle në Basel. Kosova Boxing fton sa më shumë shqiptar në përkrahje të boksierit tonë.

Artan Vërbica
7 Prill 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.