RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Gjergjaj i gatshëm për irlandezin Turner

1 min read

Po bëhen afër një vit nga meçi i fundit i Arnold Gjergjaj, i cili me 17 dhjetor të vitit të kaluar mposhti boshnjakun, Jasmin Hasic me nakaut teknik në raund të pestë.

Gjergjaj e kishte zhvilluar atë meç për të qëndruar në ranglista botërore. I dëshpëruar nga vetvetja me paraqitjen e dobët që e kishte me David Haye me 2016, Gjergjaj ishte i dëshpëruar por gjeti forcë dhe u rikthye me fitore. Por, viti 2017 nuk ishte edhe aq i mirë për Gjergjajn i cili nuk zhvilloi asnjë meç për 12-muaj. Lutemi për te që ky meç të rikthej vetëbesimin dhe Gjergjaj të rikthehet aty ku ai ka për qëlllim, por edhe gjithë ne të cilët e kemi admiruar. Gjergjaj ka potencial, ai vetëm duhet të kthej vetëbesimin dhe të vazhdoj rrugëtimin e suksesit. 

Gjergjaj këtë fundjavë bokson me irlandezin Sean Turner. Turner ka bilanc prej 11 fitoresh (7 KO) dhe një humbje. Ai është një kundërshtar i fuqishëm i cili në Basel të Zvicrës udhëton për fitore. Besojmë që Gjergjaj me 9 dhjetor do të tregoj karrakterin e tij dhe do të dëshmoj suksesin e tij. Meçi me Turner do të zhvillohet në tetë raunde të jetë mjaft domethanës për gjithë karrierën e tij. I dëshirojmë suksese bokiserit tonë.

Artan Vërbica
5 dhjetor 2017

1 thought on “Gjergjaj i gatshëm për irlandezin Turner

  1. Besoj qe me luften e fundit Gjergjaj deshmoj qe nuk eshte boksier i kalibrit te larte dhe thjeshte nuk ka te ardhme ne kete sport. Perveq luftes me Bakhtov te cilen e ka fituar ishte nje fitore kunder nje boksieri me kualitativ edhe pse ne ate kohe Bakhtov vecse kishte perfunduar si bokser. Tjerat luftera i ka fituar kunder pseudo-boksereve gjysem profesional. Do ishte me mire te perfundoj karrieren sepse nuk ka kapacitet per me teper thjeshte nuk eshte i denje per tituj. Besoj qe Artani do jap ndonje analize per Arnoldin dhe te ardhmen e tij ne kete sport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.