RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Gjergjaj fiton ndaj Buharlija me TKO 3

1 min read

Basel, Zvicër, 14 Prill 2012 – Arnold Gjergjaj ka mposhtur mbrëmë boksierin nga Bosna e Hercegovina, Adnan Buharlija me ndërprerje në raund të tretë. Buharlija ishte gjetur dy herë në dysheme në raund të dytë, dhe dy herë në raundin e tretë deri sa gjyqëtari Fabian Guggenheim i dha fund këtij takimi. Nga kjo paraqitje dhe performancë e mrekullueshme nga Gjergjaj kundër një kundërshtari të fortë si Adnan Buharlija, na bën të kuptojmë se Gjergjaj është i gatshëm të përballet kundër çdo kundërshtari apo kampioni. Pjekuria e tij ka arritur në kulminacion dhe ai shumë shpejt do të sfidon titullin e kampionit të botës.

“E dija se kisha një kundërshtar të vështirë, por unë kisha stërvitur gjatë për te dhe që në raund të dytë i zbulova dobësit. Goditja ime gjeti cakun në raund të dytë dhe nuk kishte tjetër, vetëm vazhgitje” theksoi Gjergjaj për kosovaboxing.org.

Kjo fitore do të ngrisë edhe më shumë Gjergjaj në ranglista botërore. Shpresojmë që kjo fitore të ngritë atë në ndonjë nga TOP 15 në versionet botërore. Gjergjaj ka ngritur rekordin e tij të fitoreve 16-0 (10 KO), ndërsa Buharlija 24-12-0 (16 KO).

Artan Vërbica
15 Prill 2012

2 thoughts on “Gjergjaj fiton ndaj Buharlija me TKO 3

  1. nje godits i fort si arnold gjergjaj ka mundsi me i mposht edhe te famshmit klitschko mirpo duhet edhe disa ndeshje edhe me arrit deri aty tlumt arnold veq vazhdo se ti nuri seferi dhe haxhi krasniqi po e pasuroni boksit shqiptar me ndeshjet tuaja veq perpar edhe vetem pun dhe vetem pun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.