RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Gilberto Espinoza Zarate do të jetë kundërshtari i Matit për 29 maj

1 min read

Reshat Mati më në fund ka kuptuar kundërshtarin që do të ndeshet me 29 maj në Las Vegas. Ai do të jetë meksikani i rrezikshëm Gilberto Espinoza Zarate. Zarate karakterizohet si boksier i fuqishëm i cili ka bilancë prej 12 fitoresh, 7 KO dhe dy humbje me pikë, i cili këto dy humbje i ka pësuar nga kundërshtar të denjë me pikë, Pedro Moreno (12-0, 7 KO) dhe prej Manuel Mendez (15-2, 3 KO).

Zarate fitorën më të rëndësishme e shënoi me 7 nëntor 2020 kundër bashkëkombasit të vet Ivan Pinto (5-0, 2 KO) duke e nokautuar në raund të parë. Ai me këtë fitore u ngrit lartë në renditje në top dhjetëshen e boksierëve më të mirë të Meksikës, e kjo vlerësohet jashtëzakonisht nga ekipi i Matit, MATCHROOM.

“Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë të gjendet një kundërshtar i favorshëm në këto momente për Reshatin, pasi që shumë boksier u tërhoqën nga përballja e pastaj ishim në vështirësi për shkak të valës së tretë që e ka kapluar botën sidomos Amerikën Latine, Kanadanë dhe disa shtete të SHBA-së që akoma kanë probleme me Covid-19” theksoi Adrian Mati, babai i Reshatit.

Dueli Mati dhe Zarate do të jetë parameç i Devin Heney dhe Horge Linares e vlefshme për titullin e kampionit të botës WBC në kategorinë e lehtë.

Aurora Verbica
15 maj, 2021

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.