Gervonta Davis nokauton edhe Barros-in
2 min read
State Farm Arena, Atlanta, SHBA, 26 qershor 2021 – Gervonta Davis (25-0, 24 KO) është ngritur një kategori më lartë (nga kategoria e lehtë në super të lehtë) për të dyluftuar me kampionin aktual botëror, Super WBA, të pamposhturin Mario Barrios (26-1, 17 KO). Është pritur luftë e fortë dhe kjo u dëshmua ku dy boksierët kanë dhënë performancë të jashtzakonshme, por që ishte Tank-u siç e njohin të gjithë ndali edhe Barriosin në raundin e 11-të.
“Kam mundur ta bëjë më të lehtë, por jam ngjitur në dy kategori më lartë dhe kam kryer punën ashtu siç duhet. E kam ditur se do ta zë dhe ia arrita” theksoi Davis pas meçit.
Davis në raundin e tetë arriti dy herë ta gjuaj në dysheme Barrios-in por ky i fundit u ngritë dhe vazhdoi. Fundi për Barrios erdhi në raundin e parafundit, kur nuk arriti më të përballoj goditjet ku edhe dy herë të tjera ishte në nokdovn deri sa gjyqëtari në ring, Thomas Taylor ndali meçin.
“Definitivisht Tank-u tregoi edhe njëherë klasin e tij. Jo vetëm që fitoi, por që u ngrit dy kategori më lartë, nga kategoria super pendë në kategorinë super të lehtë tregon superioritetin e tij. Ai mposhti një kampion të dëshmuar që në 27 meçe ishte i pamposhtur, një kampion të vërtetë. Me të vërtet jo vetëm mua, por Davis po e mahnit botën” thekson Artan Vërbica për gjithë lexuesit e Kosova Boxing.
www.kosovaboxing.org