RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Gati të gjithë për “HEROES of FIGHT NIGHT”

2 min read

2Vienë, Austri, 30 prill – Shkodran Veseli, Hekuran dhe Dardan Avdylaj dhe Adil Osmani do të zhvillojnë meçet e tyre sonte në Vienë të Austrisë. Kjo do të jetë ngjarja e dytë e “HEROES of FIGHT NIGHT” e organizuar nga promoteri Mergim Veseli.

Shkodran Veseli do të sfidoj titullin e kampionit botëror në versionin WMAC në kategorinë deri 76 kg. Ai përball do ta 3ketë sllovakun Jan Mazur. Mazur deri më tani ka zhvilluar 70 duele, prej tyre 51 fitore (16KO) dhe 15 humbje. Ndërsa Veseli deri më tani ka zhvilluar 91 duele, prej tyre 73 fitore, 17 humbje dhe 1 barazim.

Dardan Avdylaj përball do ta ketë austriakun Rene Wimmer. Ky meç do të jetë i vlefshëm për titullin International të Austrisë në kategorinë deri -86 kg.

4Hekuran Avdylaj përball do ta ketë kroatin e njohur, Jasmin Bajroviç. Meçi ndërmjet Avdylaj dhe Bajroviç do të zhvillohet në kategorinë deri -76 kg.

Adil Osmani përball do 6ta ketë sllovakun Michal Peczar. Dueli Osmani dhe Peczar do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit evropian në stilin Full Muay-Thai, në kategorinë deri -70 kg.

Për Promoterin Mergim Veseli, kjo është ngjarja e dytë e “HEROES of FIGHT NIGHT”. E gjithë java ka qenë e organizuar në mënyrë profesionale, si nga sjellja e disa nga kikboksierët më të mirë aktualisht, poashtu nga konferenca për gazetar dhe matjet zyrtare e zhvilluar mbrëme, sonte të gjithë të pranishmit do të shohin një
spektakël të vërtetë. Prandaj Kosova Boxing ju uron një mbrëmje të mirë, dhe gjithë garuesve ju dëshirojmë suksese.
5
Artan Vërbica/Kosova Boxing, 30 prill 2016 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.