RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Gassiev nakauton Dorticusin

1 min read

Bolshoy Ice Dome, Adler, Rusi, 3 shkurt 2018 – Murat Gassiev është finalisti i dytë i turneut “Super Series World Boxing”. Ai mbrëmë mposhti kubanezin Yunier Dorticos me nakaut teknik në raund të dymbëdhjetë. Me këtë fitore Gassiev siguroi finalen për “Trofeun Ali” që do të zhvillohet me 11 maj në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite.

Dueli ishte interesant nga fillimi dhe i paparashikueshëm sa i përket fituesit deri në fund. Por, dilemat e fituesit i mbylli Gassiev në raundin e fundit duke mos i lënë asgjë gjyqëtarëve, duke përcaktuar vetë fituesin. Në këtë raund Gassiev arriti plot tre herë ta gjuaj në dysheme Dorticusin deri sa gjyqëtari ndërpreu përballjen, ku kubanezi doli jashtë litarëve.

Gassievin e pret një përballje e fortë me 11 maj kundër ukrainasit Oleksandër Usyk. Fituesi do të fitoj 10 milion euro nga të ardhurat e përgjithshme sa ka parashikuar organizatori që do të janë gjithsejt 20 milion euro.

www.kosovaboxing.org
4 shkurt 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.